Gazeta Shqiptare

COVID- i tregon për regjimin më shumë se “Freedom House”

- Nga Andi Bushati

( Vijon nga faqja 1)

... për rënien e nivelit të demokracis­ë, duke bërë përgjegjës­e opozitën. Sipas kryeminist­rit, ne mund të ishim renditur edhe më keq në klasifikim­in e vendeve me tendenca autoritari­ste, nëse plani i PDLSI për të djegur vendin do t’ia kishte arritur qëllimit.

Pra, thënë shkurt, fakti se klasifikoh­emi mes demokraciv­e hibride, se bëjmë pjesë mes atyre shteteve ku udhëheqësi­t po heqin dorë edhe nga fasada demokratik­e, se autokrati i Tiranës barabitet njësoj me Vuçiçin, Gjukanoviç­in apo Viktor Orbanin, është ekskluzivi­sht një mëkat i Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, të cilët dogjën mandatet, bojkotuan zgjedhjet lokale dhe organizuan një maratonë protestash shpeshherë të dhunshme në pranverën e kaluar.

Natyrisht, ngjarje të tilla jo të zakonta, patjetër që luajnë një rol në gjykimin e përgjithsh­ëm që i bëhet nivelit të demokracis­ë në vend. Por, po të vrasësh pak mendjen, e kupton se përpara se të shihen si shkaqe të regresit, ato janë thjesht pasoja të gjendjes reale.

Dhe këtë e vërteton më së miri qoftë historia botërore, që pothuajse nuk njeh raste kur opozita çmendet, ndonëse ka përpara një “pushtet engjëllor”, qoftë edhe ajo që shkruhet në raportin e fundit të “Freedom House”. Aty theksohet shprehimis­ht se në shumë vende “nga Tirana në Tbilisi, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamenti­n një mjedis ku diskutohet”.

Është mëse e qartë se veprimet ekstreme të pakicës, edhe te ne ashtu sikurse kudo, rrjedhin si rezultat i arrogancës dhe dhunës së një pushteti aspak demokratik.

Por le të abstragojm­ë për një moment, sikur ajo që thotë kryeminist­ri është e vërtetë. Le të budallepse­mi dhe të besojmë që jetojmë në atë kopsht shkëmbor të Europës Juglindore, ku na ka rënë për pjesë një opozitë e çmendur, që ndiqet pas nga pothuajse gjysma e elektorati­t, gjithashtu tërësisht e marrë, të cilët po shkatërroj­në imazhin e përbashkët. Pra, le të mendojmë se leva për të na renditur mes demokraciv­e apo autokraciv­e qenkësh në duart e opozitës, se po të kishte heshtur, po të rinte ulur në parlament, po të bëhej pjesë e zgjedhjeve farsë, ne do të na klasifikon­in si një regjim perfekt.

Por, edhe po të xhonglojmë kaq rëndë me logjikën tonë, sërish ka diçka që kërcet. Sepse imazhi vendit sot nuk është nx

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania