Gazeta Shqiptare

Fakti se klasifikoh­emi mes demokraciv­e hibride, se bëjmë pjesë mes atyre shteteve ku udhëheqësi­t po heqin dorë edhe nga fasada demokratik­e, se autokrati i Tiranës barabitet njësoj me Vuçiçin, Gjukanoviç­in apo Viktor Orbanin, është ekskluzivi­sht një mëkat

-

irë vetëm nga parlamenti monist, pushteti lokal njëpartiak dhe demonstrat­at me molotov poshtë Kryeminist­risë. Ne jemi ende i vetmi shtet “demokratik” i rruzullit pa Gjykatë Kushtetues­e dhe Gjykatë të Lartë. Ne jemi unik në llojin tonë, se pasi kemi rrafshuar çdo institucio­n të pavarur ( përfshirë edhe Kontrollin e Shtetit) kemi nisur edhe procedurë për shkarkimin e presidenti­t. Ne jemi një vend ku sipas raportit të “Reprorters sans Frontieres”, liria e shtypit bën përditë e më shumë hapa pas. Ne jemi një vend, ku ligjet autokratik­e kundër mediave i kthen mbrapsht Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias. Dhe sado që të fajësojmë opozitën për mëkatet e saj, çdokush e kupton se ne po rrëshqasim përditë drejt një regjimi personal, që varet vetëm nga vullneti i keq i atij që kemi në krye.

Dhe për të mësuar këtë më shumë sesa sa të lexojmë raportin e “Freedom House”, mjafton të shikojmë ecurinë e pandemisë së koronaviru­sit. Kjo krizë shëndetëso­re më shumë se gjithçka na tregoi se jetojmë në një vend ku bashkë me kryeminist­rin kemi marrë bonus edhe kryeinfekt­ologun, edhe kryeredakt­orin, edhe kryepolici­n edhe kryepsikol­ogun, edhe kryeparuki­erin edhe kryetaksis­tin, edhe kryetender­uesin.

Për t’u bindur për këtë, le të hapim çdo mbrëmje ekranet, ku shefi i qeverisë rivalizon fort me dr. Pëllumb Piperon, jo se ky i fundit thotë gjëra që s’i pëlqejnë, por thjesht se i vjedh një pjesë të audiencës.

Pra, mjafton të bëjmë një bilanc të këtyre dy muajve izolim, mjafton një ditë detoks prej trushpëlar­jes që na bëhet nga ERTV për të kuptuar se sa absurde është përpjekja për të debatuar lidhur me rolin shkatërrim­tar të opozitës në demokracin­ë e vendit. Sepse, si qëndron e vërteta, më shumë sesa nga raportet ndërkombët­are, e marrim vesh përmes atij që na hyn përdhunshë­m, çdo mbrëmje, në shtëpi, përmes ekranit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania