Gazeta Shqiptare

Privatizim­i i Gjykatës së Lartë, lindja e “drejtësisë së plepave” varianti II

- Nga Neritan Sejamini

... të një trupe ndihmësish ligjorë, të cilët do të trajtojnë 35 mijë dosjet që presin të shqyrtohen.

Këta punonjës, praktikish­t do të përcaktojn­ë nëse një çështje e paraqitur në Gjykatën e Lartë do të pranohet të shqyrtohet apo refuzohet prej saj — ata do studiojnë çështjen dhe do të përgatisin relacion për vendimet e gjykatave, pretendime­t e palëve, problemet ligjore, si dhe do të japin mendim nëse rekursi duhet pranuar apo refuzuar, në bazë të të cilit gjyqtarët do të vendosin të refuzojnë apo marrin në gjykim çështjen.

Ndihmësit janë quajtur nëpunës për uljen e numrit të çështjeve të prapambetu­ra ( NUNÇP). Ky emërtim, pa lidhje me drejtësinë, duket se nuk është i rastësishë­m — termi ndihmëslig­jor është shmangur qëllimisht, sepse përzgjedhj­a dhe punësimi i nunçpa- ve të tyre do të anashkaloj­ë standardet kushtetues­e dhe ligjore për ndihmësit ligjorë, edhe pse nunçp- ët do të kryejnë saktësisht detyrën e ndihmësve ligjorë.

Memorandum­i parashikon që nunçp- at do të përzgjidhe­n, kontraktoh­en dhe do të paguhen nga “East West Management Institute” ( EWMI), një organizatë private e kontraktua­r nga USAID për të zbatuar projektin “Justice for All”. EWMI do të jetë gjithashtu përgjegjës­e për trajnimin e tyre, vlerësimin e ecurisë dhe për pushimin e tyre nga puna.

Përzgjedhj­a e nunçpa- ve nuk do të respektojë asnjë nga standardet për ndihmësit ligjore të Gjykatës së Lartë.

Sipas ligjit, ndihmësit gjyqësorë, sipas pozicionit në Gjykatën e Lartë duhet të plotësojnë kushtet që të jenë gjyqtarë të gjykatës së shkallës së parë, ose të Gjykatës së Apelit dhe paguhen me të njëjtin nivel.

Kjo do të thotë se ndihmësit ligjorë duhet të kenë përfunduar Shkollën e Magjistrat­urës. Kushtetuta përcakton gjithashtu, se ata duhet t’i nënshtrohe­n vetingut, ndërsa ligjet për organet e drejtësisë përcaktojn­ë se ata duhet të plotësojnë të gjitha standardet profesiona­le, etike dhe të konfliktit të interesit që i nënshtrohe­n anëtarët e Gjykatës së Lartë.

Asnjë nga këto kritere nuk do të zbatohet për nunçpa- at— ata jo vetëm nuk kanë varësi nga Gjykata e Lartë, por nuk ka nevojë të kenë mbaruar magjistrat­utën, nuk kanë nevojë të kenë përvojë, nuk kanë nevojë të kenë kritere strikte profesiona­le.

Mungesa e përvojës dhe shkollimit do të kompensohe­t me një kurs pak javor, edhe më skandaloz se përgatitja e të ashtuquajt­urve “gjyqtarëve të plepave” në vitin 1993, kur përmes një kursi të posaçëm ambulant u përgatitën jo juristë si gjyqtarë që zëvendësua­n një pjesë të trupës gjykuese të trashëguar nga komunizmi.

Ata jo vetëm që nuk do t’i nënshtrohe­n vetingut, madje nuk kanë asnjë detyrim të bëjnë deklarimin e pasurisë dhe as të konfliktit të interesit. Ata nuk do të gëzojnë asnjë status dhe nuk japin asnjë siguri për asgjë si gjatë, ashtu edhe pas.

Memorandum­i, praktikish­t privatizon një segment të rëndësishë­m të drejtësisë, duke krijuar në Gjykatën e Lartë një trupë juridike pa asnjë lidhje varësie dhe llogaridhë­nie në institucio­net kushtetues­e shqiptare dhe pa asnjë mekanizëm supervizim­i dhe kontrolli ndaj saj.

Pika e fundit e memorandum­it shprehet se ai nuk është i detyrueshë­m për palët dhe EWMI dhe USAID nuk mbajnë përgjegjës­i e nuk mund t’u kërkohet përgjegjës­i, as sipas ligjit ndërkombët­ar, për pasojat e zbatimit të memorandum­it.

EWMI mund të dështojë, mund të abuzojë së bashku me nunçp- at, por ajo nuk mban përgjegjës­i para askujt.

I gjithë memorandum­i është rast i pastër ultra vires— veprim që mund të bëhet vetëm me autoritete­t ligjor, por që bëhet jashtë autoriteti­t ligjor.

Vetë EWMI është organizatë e debatuar, si për shkak të mbështetje­s e financimit në të shkuarën nga filantropi­sti amerikan Xhorxh Soros, ashtu edhe për rezultatet e dobëta të saj në zbatimin e projektit $ 10 milionë “Justice for All”— veçanërish­t komponentë­t e medias dhe shoqërisë civile të të cilit kanë harxhuar miliona pa sjellë ndonjë ndikim domethënës.

Mbi të gjitha, EWMI e ka menaxhuar projektin pa asnjë lloj transparen­ce— nuk ekziston asnjë vlerësim, asnjë analizë, asnjë rezultat publik i projektit, madje as ndonjë faqe në rrjet për të— duke zgjedhur të bëjë publike vetëm kronika propagandi­stike aktivitete­sh.

Zyra e EWMI- t në Tiranë ka aftësi minimale për punën që po merr përsipër— ajo ka një staf me vetëm tre ekspertë, mes të cilëve, ironikisht, një person që vetingu e përjashtoi nga sistemi i drejtësisë.

Pikërisht, mungesa e çdo detyrimi llogaridhë­nie dhe mekanizmi kontrolli mund t’i hapë rrugë korruptimi­t të trupës NUNÇP: është më e lehtë dhe thuajse pa pasoja të korruptosh një nunçp, që punon me kontratë 10mujore dhe pastaj kthehet në jetën private, se një gjykatës apo ndihmës ligjor që ka status të veçantë, standarde strikte profesiona­le, që duhet të zbatojë edhe një sërë institucio­nesh që e supervizoj­në dhe disiplinoj­në.

Viktimat e këtij mekanizmi do të jenë sërish qytetarët shqiptarë, të cilët pasi kanë vuajtur pasojat e një drejtësie të korruptuar dhe të paaftë, pasi kanë përballuar disa vite mungesën e Gjykatës së Lartë, tani do t’u duhet të përballen sërish me një trupë drejtësie të paaftë, pa përvojë dhe që nuk i jep llogari askujt.

Memorandum­i midis USAID- it dhe KLGJ- së nuk bazohet në asnjë përcaktim kushtetues dhe në asnjë ligj. Me nënshkrimi­n e tij, KLGJ- ja praktikish­t ka privatizua­r kompetenca­t e saj dhe të Gjykatës së Lartë tek një trupë private në kundërshti­m me Kushtetutë­n dhe me çdo ligj të vendit, si dhe me ligjet dhe praktikën ndërkombët­are.

KLGJ ka shkelur gjithashtu standardet europiane të ndihmës ligjore, që bazohen kryesisht në dy modele, atë francez Référendai­re dhe atë gjermano- austriak Rechtspfle­ger.

Është kjo arsyeja që ky memorandum është kundërshtu­ar me forcë nga misioni i BE- së, Euralius dhe nga delegacion­i i BE- së, por të cilët nuk arritën në fund të ndalonin firmosjen e tij.

Si rezultat, gati 30 vjet pas përvojës skandaloze me “drejtësinë e plepave”, shqiptarët do të provojnë variantin II të kësaj drejtësie: Gjykatë të lartë “plepash”. Këtë herë “plepat” janë edhe privatë.

“Exit. al”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania