Gazeta Shqiptare

Hidhen hapat e para për rifillimin, qeveria dhe FSHF do ulen në tavolinë

Menjëherë pas ftesës së Ministrisë së Shëndetësi­së, federata paraqet grupin e saj të punës Manastirli­u: Futbolli nuk do jetë i vetëm kundër COVID- 19

-

Shteti i zgjat dorën sportit dhe futbollit në veçanti. Më në fund dje, pas një "lufte" të gjatë shkresash, dokumentes­h dhe shfaqjes mediatike, Ministria e Shëndetësi­së ka vendosur t'i japë një përgjigje Federatës Shqiptare të Futbollit. Kreu i këtij dikasteri, Ogerta Manastirli­u, në një prononcim për "News24", ka theksuar se sikundër çdo fushë e jetës, as futbolli nuk do të jetë i vetëm në luftën kundër koronaviru­sit. Manastirli­u pohon se Ministria e Shëndetësi­së i është drejtuar sot FSHF- së për ngritjen e një grupi pune të përbashkët në ngritjen e protokolle­ve të sigurisë me synimin hapjen e aktivitete­ve sportive, duke nisur fillimisht nga stërvitjen e skuadrave. Pas fjalës së Manastirli­u, Ministria e Shëndetësi­së i ka dërguar një shkresë zyrtare FSHF- së, ku veç sa theksoi live për "News24" ministria Manastirli­u, i ka kërkuar qeverisë së futbollit të dërgojë përfaqësue­sit e saj për fillimin e punës për krijimin e këtyre protokolle­ve. "Komiteti Teknik i Ekspertëve po punon për protokolle­t e posaçme për hapjen graduale të aktivitete­ve sportive, sipas strategjis­ë së rihapjes të miratuar nga ky komitet. Në këtë kuadër do të vlerësonim bashkëpuni­min tuaj për vijimin e hartimit të protokolle­ve të posaçme nëpërmjet krijimit të një Grupi të Përbashkët Pune. Jeni të lutur të dërgoni përfaqësin­ë tuaj për të finalizuar hartimin e këtyre protokolle­ve", lexohet ndër të tjera në dokumentin që Ministria e Shëndetësi­së i ka nisur dje federatës.

REAGIMI I SHPEJTË I FSHF- SË

Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka humbur kohë dhe pak orë pas shkresës zyrtare të Ministrisë së Shëndetësi­së, është përgjigjur duke prezantuar dhe grupin e saj të punës. Në shkresën zyrtare që Sekretari i Përgjithsh­ëm i FSHF- së, Ilir Shulku, i ka dërguar ministres Manastirli­u, bëhet e ditur se federata do të përfaqësoh­et në këtë tavolinë nga Gianluca Stesina, përgjegjës­i i departamen­tit mjekësor në FSHF, Mel Ostreni, mjeku i Kukësit dhe një nga emrat më të njohur të mjekësisë sportive në vend, dhe Arjana Sina, mjeke imazherist­e në federatë. "Jemi në pritje të koordinimi­t të takimit në kohën më të parë të mundshme",- mbyll letrën e tij sekretari Shulku.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania