Gazeta italiane: Nuk është vetëm çështje kulturore
"Il fatto quotidiano": Teatri, gjithçka ndodhi në 15 minuta Pedagogët e vendit fqinj: Ç'ndryshim ka nga diktatura
PROFESORËT ITALIANË
Nga Universiteti La Sapienza i Romës - Marco Petreschi, Nilda Valentin dhe Antonino Saggio - dhe nga Universiteti i Barit, profesor Anna Bruna Menghini nënshkruan një dokument shumë kritik. "Kjo prishje - shkruan ata - shkon prapa në kohë, kur kishat dhe xhamitë u shkatërruan me dhunën politike të një regjimi diktatorial, duke anuluar ashpër çdo përpjekje për kundërshtim. Çfarë ndryshimi ka sot me demokracinë e pretenduar shqiptare, e cila vepron me të njëjtat metoda duke shembur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë"?
të e rëndësishme që shteti italian të ndërhyjë. Nëse Shqipëria ka ende vlerë për Italinë, është koha për të reaguar. Zhgënjimi ynë është tashmë i madh". "Është e drejtë të pyesim se çfarë bëjnë ambasada italiane dhe Instituti Kulturor i lidhur me të në këto raste. A nuk duhet të jetë detyra e tyre të ruajnë trashëgiminë artistike dhe arkitekturore italiane në Shqipëri"? Një grup arkitektësh dhe pedagogë nga Universiteti La Sapienza i Romës - Marco Petreschi, Nilda Valentin dhe Antonino Saggio dhe nga Universiteti i Barit, profesor Anna Bruna Menghini, të gjithë njohës të thellë të arkitekturës shqiptare dhe me përvojë të mësimdhënie në universitetet e tokës së shqiponjave nënshkruan një dokument shumë kritik: "Njëqindvjetori i lindjes së Tiranës kryeqytet mund të ishte festuar në një mënyrë
më të denjë. Kjo prishje - shkruan ata - shkon prapa në kohë, kur kishat dhe xhamitë u shkatërruan me dhunën politike të një regjimi diktatorial, duke anuluar ashpër çdo përpjekje për kundërshtim. Çfarë ndryshimi ka sot me demokracinë e pretenduar shqiptare, e cila vepron me të njëjtat metoda duke shembur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë? Kjo ishte një vepër e njohur botërisht e përsosmërisë arkitektonike italiane, e admiruar dhe e botuar në shumë libra shkencorë dhe revista shkencore, si një nga shembujt e parë në Evropë të parafabrikatave të bëra në Milano dhe të montuar, me patentë ekskluzive, në 1938 në Tiranë në kohë shumë të shkurtër. Çfarë ndryshimi ka me regjimin e shekullit të kaluar kur edhe intelektualët që kanë kundërshtuar këtë masakër përfundojnë duke u zhvlerësuar dhe denigruar?".