Projekti, Veliaj: Mos iu bashkoni çetave që s'kanë qenë kurrë në teatër
"Pas shembjes së Teatrit, të shohim përpara"
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Ve liaj, kërkoi dje bashkëpunim për ta çuar përpara projektin e teatrit të ri. Ai apeloi se pas shembjes se Teatrit Kombëtar, duhet parë përpara. "Na duhet akoma bashkëpunim te teatri, 22 vite debat, 2 vite e gjysmë konsultime morën fund, tani le të shohim përpara", deklaroi z. Veliaj. Kreu i bashkisë sulmoi politikën që është pozicionuar kundër shembjes si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë. "Kush mendon që ato parti, që kurrë as e shpallën monument kulture, as e financuan kurrë artin, kush është ai kulleri i Tiranës dhe i Prishtinës që nuk e kupton që me ne mund të ketë pakënaqësi, jemi larg i të qenit perfekt, por druri që hanë kur nuk bien dakord në sekondën e parë teksa bashkohen çetave që s'kanë qenë kurrë në teatër, as e dinë ku i bie teatri, e kuptojnë që diferenca mes nesh dhe atyre është dita me natën", - deklaroi
BASHKËPUNIMI
"Dora është e shtrirë, kemi 3- 4 muaj kohë për ta detajuar, për t'u siguruar që nuk i mungon asgjë, për të pasur ndoshta bizhunë më të bukur të Tiranës sonë dhe ashtu siç vijnë njerëz për të parë sheshin ' Skënderbej', apo pazarin, apo kalanë, jam i sigurt do të jenë një kontingjent njerëzish që do të vijnë në Tiranë vetëm për të parë teatrin", - u shpreh z. Veliaj. kreu i Bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj premtoi se ndërtesa e teatrit të ri do të jetë një bizhu për kryeqytetin dhe kërkon gjithëpërfshirje për detajimin e projektit të arkitektit Bjarke Ingels. "Dora është e shtrirë kemi 3- 4 muaj kohë për ta detajuar për t'u siguruar që nuk i mungon asgjë për të pasur ndoshta bizhunë më të bukur të Tiranës tonë dhe ashtu siç vijnë njerëz për të parë sheshin ' Skënderbej' apo pazarin apo kalanë jam i sigurt do të jenë një kontingjent njerëzish që do të vijnë në Tiranë vetëm për të parë teatrin", - u shpreh z. Veliaj. Gjatë inspektimit të punimeve në një bllok banimi tek Njësia Nr. 2, Veliaj tha se rregulli në qytet funksionon njësoj për të gjithë dhe nuk mund të lejohet të zaptohet hapësira publike. Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Twitter" është shprehur se ka biseduar me partnerët ndërkombëtarë rreth çështjes së prishjes së
Teatrit Kombëtar. Rama deklaroi se bisedat me ta kanë qenë të mira dhe u ka përmbysur me fakte shpifjet për shembjen e godinës së teatrit. "Biseda të mira sot me miq ndërkombëtarë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj! Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtra e lënë në mes të rrugës", shkruan Rama. Ndër të tjera, ai tha se bisedoi edhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë në Tiranë ku është rënë dakord për të adresuar menjëherë domosdoshmërinë për finalizimin e reformës zgjedhore. "Biseda të mira edhe me miqtë ndërkombëtarë në Tiranë dhe dakordësi e plotë për të parë përpara të gjitha bashkë, duke adresuar menjëherë domosdoshmërinë e finalizimit të reformës zgjedhore, me të gjithë gatishmërinë tonë për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ ODHIR- it", - u shpreh z. Rama.