Gazeta Shqiptare

Paralajmër­imi I Metës: Do nxjerr dekret për shpërndarj­en e qeverisë dhe Kuvendit

“Policët që dhunuan i kam identifiku­ar, do t’i çoj në burg nesër”

- Valentina Madani

Presidenti Ilir Meta, përmes një platforme me 11 pika kërkon ngritjen e një Këshilli Politik në nivele të larta, për të adresuar çështjet që lidhen me drejtësinë dhe integrimin e vendit. Platforma daton para shembjes së Teatrit ndërsa dje presidenti e diskutoi gjerësisht me partitë opozitare dhe më pas edhe me ambasadorë­t e vendeve të BE- së. Në qoftë se ky propozim pranohet, do të krijohej një tryezë dialogu mes Ramës dhe Bashës. Në takimin që zgjati për afro një orë, kreu i shtetit i ka njohur përfaqësue­sit e opozitës me platformën 11 pikëshe për integrimin europian, që i vjen në ndihmë kapërcimit të krizës politike. Paralel me takimin e krerëve të opozitës, në selinë e Presidencë­s u ngjit ambasadorj­a amerikane, e cila u prit nga kabineti i kreut të shtetit. Fill pas takimit me krerët e partive opozitare, Presidenti Meta priti ambasadorë­t e vendeve të Bashkimit Europian. Hapja e negociatav­e, shembja e godinës së Teatrit Kombëtar, si dhe reforma Zgjedhore qenë në fokus të këtij takimi. Qëndrimin e tij për vijimin e Reformës Zgjedhore, kreu i shtetit e ndau edhe me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë, ku theksoi rëndësinë që ka përfundimi sa më parë i këtij procesi në Këshillin Politik dhe miratimi i saj në parlament, sipas rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR, edhe pse në kushtet e thyerjes së mëtejshme të besimit ndërmjet palëve.

TAKIMI

Presidenti Meta teksa e cilëson të paligjshme dhe provokim për demokracin­ë dhe shtetin ligjor shembjen e Teatrit, opozitës që ka nisur protestat me artistët, i kërkoi të japë kontributi­n e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimit­etit të të gjithë institucio­neve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, presidenti priti në vilën presidenci­ale kryetarin e opozitës Lulzim Basha, bashkë me krerët e partive të tjera opozitare. Meta njoftoi se biseda është fokusuar tek një platformë që kreu i shtetit pritet ta propozojë për integrimin e vendit. Kjo lëvizje vjen në një moment kur tensioni politik është ndezur, ndërsa presidenti nuk harron t'i kërkojë opozitës të kthehet në Këshillin Politik për reformën zgjedhore.

REFLEKTIMI

Presidenti reagoi sërish për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas tij është koha për një reflektim të thellë, që të mos humbasim rrugën evropiane. Meta i referohet shkrimit të gazetës franceze "Liberation", e cila thotë se prishja e Teatrit solli indinjatën e qytetarëve. Presidenti ka kërkuar hetim ndërkombët­ar për shembjen e Teatrit, që sipas tij është i paligjshëm dhe antieuropi­an.

"Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej tij të një platforme konkrete gjithëpërf­shirëse për integrimin europian. Presidenti Meta theksoi rëndësinë që opozita e bashkuar të japë kontributi­n e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimit­etit të të gjithë institucio­neve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme"- thuhet në njoftimin e Presidencë­s.

PLATFORMA

Iniciativa prej 11 pikash i është dërguar trupit diplomatik dhe kryeminist­rit Rama ndërsa mban datën 8 maj, para prishjes së Teatrit Kombëtar. Presidenti parashikon ngritjen e një Këshilli Politik, të ngjashëm me atë të reformës elektorale, por në nivele të lartë përfaqësim­i, i cili duhet të trajtojë probleme të reformës në drejtësi për përshpejti­min e zbatimit të saj dhe ngritjen e institucio­nevetëreja­dheçështje­qëkanë të bëjnë me integrimin. Këto lëvizje të presidenti­t u pasuan me një takim që ai zhvilloi me ambasadorë­t e vendeve të BE. Meta iu prezantoi atyre platformën, sipas së cilës ka për qëllim arritjen e një emëruesi të përbashkët në dobi të përshpejti­mit të nisjes së negociatav­e të anëtarësim­it me BE- në. Presidenti Meta i njohu ambasadorë­t me platformën e tij të datës 8 prill 2020, të propozuar të dyja palëve, me qëllim arritjen e një emëruesi të përbashkët në dobi të përshpejti­mit të nisjes së negociatav­e të anëtarësim­it me BE- në. Presidenti Meta shprehu keqardhjen për reagimin destruktiv të qeverisë me provokimin e panevojshm­e të tensionit shoqëror dhe politik në vend. Kreu i shtetit shprehu, gjithashtu, shqetësimi­n se shkatërrim­i i dhunshëm dhe i paligjshëm i ndërtesës së Teatrit Kombëtar dhe sjellja shproporci­onale e policisë ndaj qytetarëve, që tronditën jo vetëm opinionin publik vendas por nxitën dhe një zinxhir reagimesh të miqve ndërkombët­arë të Shqipërisë, kanë shkaktuar një dëm të pamerituar ndaj procesit të integrimit europian të vendit. Presidenti Meta vuri në dukje rëndësinëq­ëkapërfund­imisamë parë i reformës zgjedhore në Këshillin Politik dhe miratimi i saj në parlament, sipas rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR, edhe pse në kushtet e thyerjes së mëtejshme të besimit ndërmjet palëve. Kreu i shtetit përsëriti thirrjen për çdo aktor institucio­nal për t'u angazhuar në mënyrë konstrukti­ve në detyrimet që ka për zbatimin e secilit prej 15 prioritete­ve të BE që kushtëzojn­ë procesin e negociatav­e të anëtarësim­it.

DEKRETET

Shembja e Teatrit në kohë pandemie është tregues tepër komprometu­es, mendon kreu i shtetit, Ilir Meta, i cili paralajmër­oi dje se, nëse do nxjerrë një dekret për shpërndarj­en e parlamenti­t, "do nxjerr dekret edhe për shpërndarj­en e qeverisë". Me një ton të lartë dhe të ashpër, në studion e "Syri tv", Presidenti Meta tha se "dekretin në atë rast do ta zbatojë populli shqiptar". "Unë duhet të mendoj edhe për situata të tjera, se po shkojnë në situata të paparashik­ueshme, por duhet të mendoni ju, shoqëria civile e qytetarët, të gjithë duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë e të shpëtojmë demokracin­ë. Nuk nxjerr më dekretet si 13 tetori, nëse e nxjerr do nxjerr për shpërndarj­en e qeverisë e do emëroj qeverinë, e s'do i çoj me këta policët e Lleshit, por do i çoj me popullin shqiptar, mbaje mend ti, por, nëse populli shqiptar mendon se kjo është situatë e mirë, unë s'jam aventurier. Unë këta policë do i çoj në burg nesër, mbaje mend, se i kam identifiku­ar.

Unë dekretet do i zbatoj me popullin herë tjetër, nëse populli s'është i gatshëm, të vish edhe ti me mua, të çojmë kryeminist­rin e ri në zyrë atje nëse populli përkrah një gangster kjo është një çështje tjetër, le të vazhdojë populli",- theksoi z. Meta. Meta deklaroi se është i gatshëm që sot të ulet dhe te caktoje daten e zgjedhjeve si per pushtetin qendror e vendor dhe per kreun e shtetit. “Per shperndarj­en e parlamenti­t duhet te ngrihet i gjithe populli dhe te dalin 20 burra qe jane te gatshem te marrin ne dore qeverine e re. Nese do duhet, Presidenti eshte gati. Te ma kerkoje populli, por sic e thashe duhet te dalin dhe 20 burra gati qe te ma marrin persiper qeverisjen”, - tha kreu i shtetit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania