Gazeta Shqiptare

Betohen 3 prokurorë të SPAK, Meta: Hetoni të pavarur, qëndrojini besnik Kushtetutë­s

-

Tre prokurorë të rinj të SPAK u betuan dje para Presidenti­t Ilir Meta. Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, pas ekzekutimi­t të Himnit Kombëtar dhe leximit të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutë­n e Shqipërisë, prokurorët u betuan para Presidenti­t të Republikës. Formula e betimit: "Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t'i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutë­s së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesiona­le!" Presidenti Meta u uroi suksese dhe punë të mbarë prokurorëv­e të rinj të Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, duke ju kërkuar të nisin menjëherë nga puna dhe të zhvillojnë hetime në mënyrë efikase, profesiona­le dhe të pavarur, ashtu siç duhet të funksionoj­në të gjitha institucio­net qeverisëse të sistemit të drejtësisë. Me këtë rast, Presidenti i Republikës apelon për të gjithë përfaqësue­sit e sistemit të drejtësisë që të përmbushin detyrën e tyre në mënyrë efikase, profesiona­le dhe të pandikuar nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e huaj, si dhe t'i qëndrojnë përherë besnik vetëm Kushtetutë­s dhe ligjeve në respekt të saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania