Gazeta Shqiptare

Plani 11 pikësh i Metës, Mediu: Opozita të trajtojë me seriozitet propozimin amerikan

-

Propozimi që Presidenti Meta ia bëri prezent kryeminist­rit, ambasadorë­ve të BE- së dhe opozitës, përfshin çështje nga reforma zgjedhore, deri tek ngritja e një Këshilli Politik për çështjet e drejtësisë. Kreu i PR- së, Fatmir Mediu, i pranishëm në këtë takim, zbardhi dje detaje të platformës me 11 pika. "Ka parashtrua­r edhe zotit Rama dhe ndërkombët­arëve, ka diskutuar edhe me përfaqësue­s të opozitës përpara se të ndodhte ngjarja e teatrit. Në të përfshihen disa çështje, zgjedhje të lira dhe të ndershme, përfundimi i reformës zgjedhore, ecuria në sistemin e drejtësisë. Për të shkuar edhe në bashkëpuni­m politik për të bërë amendime të ndryshme të nevojshme për të pasur një drejtësi të nevojshme që kalojnë përmes një Këshilli Politik përpara se të miratohen nga pikëpamja juridike në parlamenti­n e Shqipërisë", - deklaroi z. Mediu për "TvKlan". Sipas tij kjo çështje ka qenë pjesë e takimit që z. Basha ka zhvilluar me përfaqësue­s të opozitës. "Takimin e fundit që u la nuk është diskutuar thjesht tek ky propozim, por u la të diskutojmë të gjitha propozimet që kemi bërë edhe për çështje të tjera të brendshme të koalicione­ve, për t'i përfshirë në kodin elektoral", - tha Mediu. Propozimi tashmë ndodhet në tryezën e grupit negociator. "Për sa kohë ka një propozim që ka vajtur tek grupi i punës opozita duhet ta trajtojë me seriozitet këtë propozim që vjen se sa ajo i shërben zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Si element i dytë ajo garanton një demokraci përfaqësue­se dhe garancinë e votës. Këtë pikëpamje, sistemi danez që është një nga vendet më demokratik­e nuk ka ngelur tek ne që themi vlen apo nuk vjen", - deklaroi z. Mediu. Reforma, sipas tij, duhet të prodhojë një sistem që votat të mos deformohen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania