Gazeta Shqiptare

Premtimi i Ramës: Në të gjithë perimetrin e Teatrit nuk ka kulla

' Policia nuk ka qenë e armatosur', Rama i drejtohet gazetarit: Je i goditur në kokë "Teatri Kombëtar duhej shembur, ç'tha ekspertiza e 1941- shit"

-

Kryeminist­rin Edi Rama foli mbrëmë nga salla e re e Teatrit të Operës dhe Baletit, ku mes të tjerash gazetari Sokol Balla e pyeti nëse kjo shija e tij për të rindërtuar, po e lë të vetëm përballë të tjerëve. Kryeminist­ri Edi Rama këmbënguli se policia nuk ishte e armatosur gjatë aksionit mëngjesin e së dielës në Teatrin Kombëtar. I ftuar në "Real Story", kreu i qeverisë u përfshi në debate me gazetarin Alfred Lela. Kryeminist­ri Edi Rama sqaroi pse qeveria e tij u tërhoq nga premtimi i bërë më herët për rindërtimi­n e Teatrit Kombëtar. "Në programin e parë është e vërtetë që ne aty kemi pasur ndërmend një rikonstruk­sion, po kaq e vërtetë është që ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në bashkëpuni­m me Ministrinë e Kulturës të Francës kemi sjellë në Tiranë në atë kohë për të asistuar për programin e përgjithsh­ëm shefin e kulturës atje, organizuan edhe një emision në Francë që merrej me rikonstruk­sione. Unë e kam pranuar këtë përpjekje për të mos iu imponuar atij programi dhe ata u kthyen dhe thanë nuk bëhet teatër ajo godinë, se nuk ka qenë kurrë. Historia është e shkruar. Shikojeni skenën pas sa është, është pafund, kjo godinë nuk ka asnjë lloj mundësie të restaurohe­t për t'u bërë e përdorshme",tha Rama. Kryeminist­ri më tej ngriti zërin dhe përsëriti më shumë se disa herë që në truallin e Teatrit Kombëtar nuk do të ngrihen kulla, pavarësish­t se nuk pranoi të përgjigjej se ç'do bëhej me truallin që mbetet bosh. "Ça të them atë fjalën që thoshte Kadri Roshi? Nuk ka kulla aty, nuk ka more vëlla! Si t'ua shpjegoj? E kam thënë 100 herë. Brenda, jashtë, mbrapa në të gjithë perimetrin nuk ka kulla". Ai sqaroi po ashtu se fillimisht kishte dashur që TK të ngrihej përmes një PPP. "Ne shkuam për ta zgjidhur këtë me PPP, nuk e kam fshehur këtë. Toka para dhe pas teatrit do i jepej mundësi investitor­it të ndërtonte për qëllime fitimi dhe për shtetin të ndërtonte teatrin. Kur erdhi oferta, u quajt e papranuesh­me se për interesin publik, nuk

SALI BERISHA

Ish- kryeminist­ri Berisha mohoi që në 2007, godina e Teatrit të jetë hequr nga qeveria e tij, nga një listë objektesh të konsiderua­ra të rëndësishm­e për trashëgimi­në kulturore. I pyetur në "Opinion", nëse kishte dijeni mbi këtë fakt, Berisha tha se ky objekt nuk u hoq nga lista në vitin 2007. "Çfarë kanë bërë këta. Nuk e kanë quajtur kompleks, por e kanë quajtur teatër, por ajo është kompleks", - tha Berisha. mund të pranohet. Në atë moment nisëm të diskutojmë një sistem tjetër ku bashkia hyn në rolin e zhvilluesi­t dhe qeveria jep garanci sovrane për Bashkinë e Tiranës",- sqaroi Rama. Kryeminist­ri deklaroi se nuk është tërhequr nga deklarata se është i pandehur i penduar. "Jo nuk kam ndryshuar asnjë mendim. Ai që u shemb nuk mund dhe nuk duhej ruajtur, ai duhej shembur shumë vite më parë. Të gjithë flasin për kulturë, traditë, monument, por nuk dinë historinë e asaj godine, dhe se prej vitit 1941, kur është bërë ekspertiza e parë dhe kur janë kërkuar riparime urgjente, është thënë e stërthënë se çfarë dëshpërimi është ajo që s'është më. Në këtë aspekt jo nuk jam vetëm, po përkundraz­i. Mbase më qëlloi mua të isha i vetmi që ta kaloja këtë det në këmbë, me këtë betejë të nisur prej 21 vitesh", - tha z. Rama.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania