Gazeta Shqiptare

"Rama shembi Teatrin me dhunë", Basha: Do të ndërtojë kulla duke pastruar paratë e pista

Kryemadhi: Rama si laraskë e zezë, vajton për rrënojat e Teatrit

-

Lideri

i opozitës, Lulzim Basha, e quan kryeminist­rin Edi Rama një burracak që po përpiqet t'ia hedhë fajin kujtdo tjetër që të shpëtojë veten. Z. Basha akuzoi dje Ramën se e shembi Teatrin Kombëtar me dhunë që të ndërtojë kullat për të pastruar paratë e pista. Basha përmendi se Rama është mbreti ' lakuriq', që po e tregojnë me gisht të gjithë, i cili po përpiqet të fshehë vjedhjen pas ëndrrës së shumë artistëve për një teatër të ri. "Rama e shembi Teatrin Ko

ZGJIDHJA E KRIZËS

Kreu i PD- së priti dje në një takim përfaqësue­sit e Dhomës Amerikanë të Tregtisë, ku u diskutua për krizën ekonomike dhe përmirësim­in e klimës së biznesit. "Lufta kundër monopoleve dhe trajtimit të pandershëm të investitor­ëve në Shqipëri, lufta kundër korrupsion­it dhe klienteliz­mit, sundimi i ligjit dhe siguria juridike janë disa nga sfidat jetike para të cilave ndodhet vendi dhe ekonomia",- tha z. Basha.

mbëtar me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm që në truallin e tij të ndërtojë kullat, duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës. Si hajdut ordiner, ai

tani përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një teatër të ri. Kjo grabitje e dhunshme e pasurisë sonë kombëtare është provokim për çdo qytetar që nuk e ka marrë akoma pagën e mbijetesës, për çdo biznes që po falimenton prej dështimeve të Ramës, për çdo të papunë sot në Shqipëri dhe për çdo shqiptar të ndershëm. Si burracak, Rama tani përpiqet t'ia hedhë fajin kujtdo tjetër që të shpëtojë sadopak veten. Por, ai është sot mbreti lakuriq, që po e tregojnë me gisht të gjithë", - shprehet z. Basha. Edhe kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, dënoi sërish aktin e shembjes së Teatrit. "Si gjithmonë, një aktrim mediokër në panik dhe një aktrim joprofesio­nal. Hapja e krahëve të tij si një shqiponjë, por në fakt ishte një laraskë e zezë, që vajtonte për rrënojat e teatrit nuk tregonte gjë tjetër veçse frikën që ka nga qytetarët e tij. Tregon halucinaci­onet e tij. Këto makthe do ta ndjekin pa fund dhe nuk ka kthim pas. Rrënojat e Teatrit nuk janë aq të mëdha, por janë rrënojat e sistemit të drejtësisë, të shtetit. Janë këto rrënoja që ai shkatërroi prej vitesh dhe vijon t'i rrënojë ditë pas dite", - tha zj. Kryemadhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania