Gazeta Shqiptare

Ambasadorj­a amerikane: Marrëveshj­e pas krahëve për të vrarë reformën në drejtësi

Reagimi, kryeminist­ri citon Shekspirin: Ferri është bosh dhe të gjithë djajtë janë këtu Basha: Po përdoret fuqia e parlamenti­t për ta kapur sistemin

- Valentina Madani

Ambasadorj­a ameri kane në Tiranë, Yuri Kim, me një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale paralajmër­oi dje se po tentohet të sabotohet reforma në drejtësi përmes një marrëveshj­eje të fshehtë. Ambasadorj­a nuk përmendi emra në mesazhin e saj, por ajo e quan atë një marrëveshj­e prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri. Kim pranon se reforma është dhimbshme, e ngadaltë, madje e quan atë joperfekte, por të nevojshme, që po bën përparim dhe duhet të vazhdojë. "Shpresoj që fjalët për një marrëveshj­e prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe joperfekte, por është e nevojshme, po bën përparim dhe duhet të vazhdojë", - shprehet ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mesazhi i ambasadore­s vjen pasi kishte përshëndet­ur emërimin e tre prokurorëv­e të rinj të SPAKut para Presidenti­t Ilir Meta. Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorj­a kërkon progres në reformën në drejtësi, për të cilën thotë se duhet të përshpejto­het hap pas hapi. Vetë ambasadorj­a ishte në Presidencë dje për t'u

LUIGI SORECA

"Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet. Nuk është koha për të rihapur diskutimin mbi bazat e tij, por për të rritur efikasitet­in e saj dhe forcimin e burimeve që disponohen. Shqiptarët meritojnë të kenë drejtësi të pavarur të përditshme si dhe Shqipëria të vijojë përpara në rrugën e saj të pranimit në BE"shprehet ambasadori

BE. takuar me këshilltar­in juridik të presidenti­t, Bledar Dervishin. Pas paralajmër­imit të ambasadore­s amerikane për marrëveshj­e të fshehtë për të goditur reformën në drejtësi, kryeminist­ri Edi Rama i përgjigjet në "Twitter" me një thënie të Shekspirit: "Ferri është bosh dhe gjithë djajtë janë këtu". Pas shqetësimi­t të shprehur publikisht nga ambasadorj­a e SHBA- ve, Yuri Kim, se mos ka ndonjë marrëveshj­e të fshehtë për të sabotuar reformën në drejtësi, reagoi edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha. Kreu i PD- së shprehet se ndryshimet e bëra për reformën në drejtësi nga parlamenti aktual i shërbejnë mazhorancë­s për të kontrollua­r dhe kapur politikish­t sistemin. Sipas tij, po përdoret fuqia e parlamenti­t për ta kapur politikish­t sistemin. Z. Basha vë në dukje se çdo ndryshim kushtetues ose ligjor në lidhje me reformën në

i

KLEMENT ZGURI

Kreu i KQZ, Klement Zguri, raportoi dje në Kuvend ecurinë dhe performanc­ën e institucio­nit të zgjedhjeve në 2019- ën. Zguri tha se ato zgjedhje bënë si viktimë KQZnë teksa konflikti politik çoi në minim të besimit tek zgjedhjet. Po ashtu, ai deklaroi se embrioni i zgjidhjes është një administra­të jopolitike, dekriminal­izimi dhe financimi i partive.

AKUZA

Zëdhënësja e PD- së, Ina Zhupa, akuzon kryebashki­akun e Tiranës, Erion Veliaj, se po pastron inertet e Teatrit Kombëtar me mjetet e kompanive private në shkelje të ligjit. Zhupa publikoi disa foto, ku shkruan se këto mjete po zhvillojnë punë pa dokumente, pa tender dhe pa pagesë të deklaruar.

drejtësi nga parlamenti aktual është i paligjshëm. "Çdo ndryshim kushtetues ose ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga parlamenti aktual është i paligjshëm. Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që përdorin fuqinë e tyre për të shtrembëru­ar dhe minuar reformën

dhe për të kontrollua­r e kapur politikish­t sistemin e drejtësisë", - shprehet z. Basha. Ambasadorj­a Yuri Kim deklaroi në rrjete sociale se shpresonte që fjalët për një marrëveshj­e prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania