Gazeta Shqiptare

"Shpërbën Kushtetutë­n", Gjiknuri: S'ka kohë për ndryshimin e sistemit

-

Ambasada amerikane ka sugjeruar mundësinë e përshtatje­s së sistemit zgjedhor danez, një sistem proporcion­al rajonal, por me lista të hapura, mazhoranca thotë se tani nuk është koha për ndryshimin e sistemit, ndonëse në parim shprehet e hapur. Bashkëkrye­tari i Këshillit Politik për reformën, Damian Gjiknuri, deklaroi dje në parlament se koha është e pamjaftues­hme për këtë ndryshim. "Po të hapim lojën e sistemit në ato mënyra që themi, ne do të shpërbëjmë Kushtetutë­n e Shqipërisë. Se pse kundërshto­het sistemi zgjedhor, nuk ndryshohet vetëm mënyra si përkthehet vota në mandate, por ndryshohen dhe raportet që ka qeveria me parlamenti­n. Ndryshohet dhe raporti që ka presidenti me parlamenti­n, ndryshohet edhe raporti që mund të kenë organet e drejtësisë me parlamenti­n", tha Gjiknuri. Por bashkëkrye­tarja e Komisionit të Reformës, demokratja Rudina Hajdari, i kujton Gjiknurit se ndryshimin e sistemit e duan dhe ndërkombët­arët. "Ambasada amerikane bashkë me ndërkombët­arët janë duke çuar këtë ide përpara. Këtu duhet ndryshim sistemi",- tha Hajdari.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania