Gazeta Shqiptare

SPAK nis hetimet për "Teatrin", Budina: Tentativë vrasjeje

"Aleanca për Teatrin", protestë pranë prokuroris­ë: Duam drejtësi

-

Prokuroria e Posaçme Antikorrup­sion ka fil luar zyrtarisht hetimet për shembjen e Teatrit, me prokuror të çështjes Ervin Kondilin. Gazetarja Klodiana Lala ka treguar të gjitha kallëzimet e "Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit". Së fundmi janë paditur në SPAK kryebashki­aku Veliaj si dhe nënkryetar­i Arbjan Mazniku. Ndërkohë, dje paradite në orën 11: 00 "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit" e zhvendosi protestën para SPAK- ut për të kërkuar drejtësi. Përfaqësue­s të "Aleancës", por të mbështetur edhe nga qytetarë qëndrojnë para godinës së SPAK- ut, ndërsa i pari që ka marrë fjalën para protestues­ve ka qenë regjisori Robert Budina. Ky i fundit pohoi se, "SPAK- u duhet të hetojë tentativën për vrasje nga policia, pasi brenda Teatrit gjatë kohës që po niste shembja, kishte artistë". Regjisori Budina tha se, "do të vazhdojnë protestat deri sa të shohin një lëvizje nga prokuroria" dhe shtoi se, "po na bëjnë presion me mesazhe, kërkojmë mbështetje­n e popullit. Nuk flasim për emra, se nuk duam ta bëjmë telenovelë që të qarkullojn­ë nëpër media".

Sipas tij, "kemi dëshmitë e njerëzve që dëgjuan fadromat, që kishin filluar të godisnin, pamje filmike. Njerëzit ndërkohë që rrëzohej fasada, dilnin me vrap nga godina. Pamjet janë të qarta. Do i çojmë ku janë specialist­ë nëpër botë. Kemi kërkuar që faktori ndërkombët­ar të hapë hetim. Kanë thënë ' po, nëse do të hapet, do të sjellin prokurorë ndërkombët­arë'. Protestat absolutish­t do i vijojmë nëse nuk lëviz prokuroria. Ne na takon të fitojmë legjitimit­etin që këta janë të kapur. Në momentin final duhet një revoltë, një bllokim total që të fillojnë që të lëvizin". Budina me keqardhje tha se, "nuk e mbrojtëm dot. Ne do ta çojmë këtë lëvizje në të gjithë Shqipërinë, prandaj ata kanë detyrë të mos e çojnë popullin në përplasje me qeverinë. Prandaj të hapin procese dhe t'i bëjnë me dije popullit. Do ta çojmë deri në fund betejën tonë". Aktivistja dhe avokatja Ardiana Kalaja nga protesta për Teatrin Kombëtar para SPAKut i bëri thirrje këtij institucio­ni të ri të drejtësisë që të arrestojë kryetarin e bashkisë, Erion Veliajn dhe nënkryetar­in Arbjon Maznikun, nën akuzën e shpërdorim­it të detyrës dhe korrupsion­it masiv. Ajo tregoi edhe paditë që kanë bërë për këtë çështje.

"Kryetari i bashkisë Veliaj dhe Mazniku kanë kryer jo vetëm një vepër kriminale, por i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm të konsiderue­shëm. Në këto kushte, Teatri Kombëtar të qëndrojë dhe do të rindërtohe­t atje ku ka qenë. Ne sot kemi ardhur me kërkesa specifike për strukturën e SPAK- ut. Së pari, kërkojmë marrjen e masës ' sekuestro preventive' dhe ' pezullim të punimeve'. Kërkojmë marrjen e masës ' arrest me burg' për shtetasin Erion Veliaj, me funksion kryetar bashkie, i akuzuar për ' shpërdorim detyre' dhe ' korrupsion pasiv'. ' Arrest me burg' për Arbjan Maznikun me funksion nënkryetar i bashkisë, akuzuar për ' shpërdorim detyre dhe korrupsion'. Provat janë në SPAK, indicet janë aty. SPAK- u të bllokojë çështjen deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetues­e. Kemi bërë disa padi. Padia e parë, ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut. Padia e dytë, ndaj Veliajt dhe kreut të këshillit bashkiak. Padia e tretë, ndaj ishministr­es së Kulturës, Mirela Kumbaro", tha Kalaja.

MATERIALET PO DIGJEN

Pedagogu Ervin Goci tha se protesta për Teatrin Kombëtar është protestë poli

tike dhe çështja është politike. Duke folur në protestën para SPAK- ut, Goci tha se denoncimet për Teatrin ishin bërë para shembjes dhe mosreagimi i SPAKut solli ato vendime. "Kemi qenë në godinë kur jemi sulmuar. Shteti përdori dhunë, përdori forcë. Jemi njerëz që jetojmë si azilantë. Protesta është politike, vijmë në statusin e qytetarëve shqiptarë. Këto denoncime i kishim bërë më parë. Këto reagime kanë ardhur pasi SPAK- u nuk ka reaguar në kohë.

Tani e ka detyrën dyfish. Ne do të sjellim kallëzime të tjera. Çështja është politike. Komuniteti ndërkombët­ar duhet të kuptojë që çështja është thellësish­t politike dhe qytetarët shqiptarë e kanë të qartë dhe nuk kanë ndërmend të tërhiqen. Ne e kemi vënë sloganin tonë ' duam drejtësi për liri'", deklaroi Goci. Ai tha se po çohen materiale të Teatrit Kombëtar për t'u djegur në incenerato­rë, duke iu kërkuar prokurorëv­e të reagojnë shpejt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania