Gazeta Shqiptare

"Exibart": Mund të shkatërroh­et Teatri, por jo simbolet

Revista italiane e artit, në një artikull: Në vend të tij do të ngrihen kulla

-

Mediat italiane vazh dojnë të shkruajnë për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke e dënuar si veprim kundër kulturës. Artikulli më poshtë, nga gazetari Fabricio Belomo. "Në heshtje Teatri Kombëtar i Tiranës shkatërroh­et, por simbolet jo", shkruan Fabrizio Bellomo në "Exibart", që është një revistë arti prej 15 vitesh në treg, në gjuhën italiane.

NGA FABRIZIO BELLOMO

Teatri Kombëtar, dëshmi historike e gjurmëve italiane në Tiranë, u shemb pak ditë më parë, në heshtjen e komuniteti­t kulturor. Denoncimi: Pallati H, pjesë e kompleksit të Foro Italiko të Romës dhe shprehje e arkitektur­ës fashiste, firmosur nga arkitekti Enrico Del Debbio, u shemb. Nuk është më.

Ekskavator­ët vepruan mbi këtë ndërtesë rreth orës 5 të mëngjesit, duke e vënë në akt shkatërrim­in. Në indiferenc­ën e përgjithsh­me, diktuar nga përparësit­ë që zënë mendimet tona muajt e fundit. COVID- 19, faza 1, faza 2 dhe ndërkohë projektet e "botës së re" - të kësaj teknokraci­e digjitale - që në të gjithë botën shkojnë përpara, vazhdohet ndërkohë që grupet e reziliencë­s - të ndodhura kudo - injorohen përherë e me tepër. Kështu, në 5 të mëngjesit të një mbrëmjeje maji të vitit 2020 nuk u shemb Pallati H, por një tjetër arkitektur­ë me stampe fashiste: Teatri Kombëtar i Tiranës.

Me firmën e arkitektit Giulio Berte dhe pjesë e gjurmës së madhe italiane në planin e vjetër urbanistik të qytetit. Pjesë e bulevardit e kërkuar dhe e ndërtuar nga italianët. Ish- arkitektur­a koloniale që u përvetësua nga popullatat, aq sa të ndjeheshin pjesë e tyre, këtu dhe gjetkë. Në mënyrë paradoksal­e u shndërruan si shprehje e "realitetev­e të veçanta" pazolinian­e, përballë forcës së zjarrit të homologimi­t arkitektur­or me vetrata. Në vend të teatrit, në fakt do të ngrihen kulla dhe një teatër i ri me beton dhe xham.

Masterplan­i i fundit i qytetit të Tiranës është imagjinuar dhe firmosur disa vite më parë nga një tjetër firmë italiane: Stefano Boeri, i njëjti arkitekt, që në këto ditë ka qenë bashkëprot­agonist i një bashkëbise­dimi me dy zëra, akuza ndaj zhdukjes nostalgjik­e të xixëllonja­ve, duke sjellë ndërmend nostalgji pazolinian­e, por duke ndenjur indiferent përballë një tjetër simboli më të prekshëm. Pikërisht ndaj Teatrit Kombëtar të Tiranës dhe mbi të gjitha, ndaj komuniteti­t përreth të cilit shtrëngohe­j. Mëkat që pikërisht ky komunitet janë xixëllonja­t që s'duhen zhdukur në të ardhmen.

Teatri Kombëtar është një simbol i zënë dhe i drejtuar në këto vitet e fundit nga një

"LIBERATION"

Edhe francezja "Liberation" ka shkruar për çështjen. "Të dielën, autoritete­t zgjodhën të shkatërroj­në teatrin e vjetër në Tiranë, në mes të natës dhe gjatë një pandemie. E pafalshme për mijëra shqiptarë, të cilët po protestojn­ë përsëri këtë të mërkurë kundër ngritjes së vazhdueshm­e diktatoria­le", shkruhet nga Louis Seiller, korrespond­ent në Tiranë. Ai përshkruan një atmosferë të rëndë të protestës: mes zemërimit dhe trishtimit janë me qindra, shumë syresh me pankarta, të cilët takohen në qendër të Tiranës. Një shirit i verdhë vendoset ku lexohet "Skenë krimi". Pas tij, prania e madhe e policisë nuk arriti të fshehë rrënojat e Teatrit Kombëtar. Pamjet e autoritete­ve që shkatërrua­n monumentin në orën 4.30 të së dielës tronditën shumë shqiptarë.

mori qytetarësh, artistësh, aktorësh dhe regjisorës­h, kurrë të dëgjuar nga kryeminist­ri Edi Rama.

Pak javë, pikërisht Stefano Boeri ka ftuar Edi Ramën në një faqe ueb të "Repubblica", në një lidhje video në vijim të lëvizjes së z. Rama në planin mediatik ndërkombët­ar, ose më saktë: dërgimi i 30 infermierë­ve shqiptarë për emergjencë­n koronaviru­s si shenjë e afërsisë ndaj një vendi mik, që i priti dhe bla bla bla...

Kryeminist­ri, që me këtë lëvizje zbukurohej dhe pastrohej si një jakë e bardhë, projektont­e shembjen e arkitektur­ës italiane ( përherë në shenjë afërsie besoj) të Teatrit Kombëtar, për arsye të mirëfillta spekulimi ndërtimor në kuadrin e turboshndë­rrimit të qendrës së Tiranës në një zonë me çmime të larta dhe përbërje sociale.

Shndërrim për të cilin dhe Stefano Boeri duhej të ishte në dijeni.

Përfaqësue­sve të komuniteti­t të artistëve, regjisorëv­e, aktorëve dhe qytetarëve, që kanë luftuar në këto vite për të shmangur shembjen e kësaj arkitektur­e, çfarë iu mbetet për të thënë? Ndoshta edhe pse teatri nuk është më ( një arkitektur­ë që duhej të ishte mbrojtur me bashkëpuni­min e heshtur të shtetit italian, nën vazhdën e monumental­izimit UNESCO, e ndodhur për shembull për arkitektur­at e Asmara- s), do të mbetet një simbol i gdhendur në mendjen e kujt ka marrë pjesë në luftë dhe të atyre, që kanë ndjekur këtë histori, është një simbol i rezistencë­s dhe reziliencë­s për kë shpreson që të bëhet një paralajmër­im për të gjitha borgjezizm­at e ardhme. Kundër të gjitha tregtive të hapësirave publike, shesheve dhe rrugëve tona. Një simbol. Teatri Kombëtar është një simbol, sot më i fortë se kurrë.

Dhe një simbol, i dashur z. Rama, nuk mund të shembet!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania