Gazeta Shqiptare

Gazeta austriake: "Aksion Natë- dhe- Mjegull në Tiranë", përdor term nazist për teatrin

-

Gazetarja

Adelheid Wölfl nga gazeta austriake "Der Standard" ka bërë cilësimin më të rëndë në nivel ndërkombët­ar për aktin barbar mbi Teatrin dhe qytetarët që e mbronin atë. "Aksion Natë- dheMjegull", shkruan ajo që në titull dhe krijon një kuadër perceptimi rrëqethës për sa ka ndodhur. "Natë- e- Mjegull" ishte një direktivë e Hitlerit nga viti 1941, që shënjestro­nte aktivistët politikë dhe ndihmuesit e rezistencë­s në Luftën II Botërore, me qëllim burgosjen ose vrasjen e tyre. Për viktimat që janë zhdukur në kohën e këtyre aksioneve nuk dihet gjë. "Teatri Kombëtar i Tiranës u rrënua në një aksion ' Natë- e- Mjegull'. Qeveria socialiste shqiptare nën Edi Ramën tregon gjithnjë e më shumë tipare autokratik­e. Qindra qytetarë protestuan gjatë fundjavës. Makineritë e rënda që rrëzuan muret dhe gërmuesit që i mbanin rrënojat erdhën natën e së shtunës. Pas dy vjet konflikti, Teatri Kombëtar Shqiptar në Tiranë u shemb brenda natës. Kryeminist­ri socialist Edi Rama triumfon. Burri, i cili dikur pëlqente të tregohej në qarqet e artit, kishte shumë vite që bënte fushatë për rrafshimin dhe ndërtesë të re", shkruan gazeta austriake. Duke e cilësuar "një grusht shteti natën në kohën e koronës", shton se "procedura në rastin e Teatrit Kombëtar në Tiranë po rikujton fuqimisht veprimin e ndërmarrë nga autoritete­t serbe, të cilët në prill 2016, gjithashtu gjatë natës, shkatërrua­n disa ndërtesa në rrethin e vjetër Savamala në Beograd. Njeriu ' i fortë' i Serbisë, Presidenti Aleksandar

Vuçiç dhe njeriu ' i fortë' i Shqipërisë, kryeminist­ri Edi Rama janë gjithashtu famëkeq në fusha të tjera për sjelljen e tyre autokratik­e në rajon. Dhe sigurisht që Rama e dinte që gjatë pandemisë, ku zbatohen kufizime të rrepta të daljes, nuk ka ndonjë rezistencë nga popullata dhe për këtë arsye është më e lehtë për të që të zbatojë vullnetin e tij".

"Der Standard" austriak ndalet edhe te masat shtypëse duke kujtuar se, "Presidenti Ilir Meta, një kundërshta­r politik i Ramës, e quajti shembjen ' një krim moral'. Delegacion­i i BE tha - si zakonisht si dyllë i butë - se duhej të fillonte një dialog përpara se të krijohej një situatë e pakthyeshm­e. Sidoqoftë, nuk ka asnjë shenjë dialogu - përkundraz­i, veprimet e qeverisë javët e fundit po kujtojnë kohë shtypëse. Rregullore u nxorën për të ndëshkuar njerëzit që nuk respektojn­ë masat parandalue­se kundër COVID- 19. Mund të shkoni në burg për dy deri në dhjetë vjet. Dikush që infekton një tjetër që vdes, mund të shkojë në burg deri në 15 vjet".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania