Gazeta Shqiptare

Nga janari 2021, bankat do të raportojnë në BSH emrat e 20 kredimarrë­sve më të mëdhenj

-

Nga

fillimi i vitit tjetër bankat tregtare në vendin tonë do të raportojnë çdo tre muaj në Bankën e Shqipërisë 20 kredimarrë­sit më të mëdhenj. Raportimi po bëhet në kuadër të ndryshimit të Rregullore­s për Ekspozimet e mëdha që aktualisht është në fazë konsultimi. Rregullorj­a e re i detyron bankat që për qëllime raportimi dhe monitorimi të plotësojnë dhe dorëzojnë në fund të çdo 3 mujori në Bankën e Shqipërisë, raportimin e kredimarrë­sve që arrijnë ose tejkalojnë 10% të kapitalit rregullato­r të bankës. Gjithashtu, bankat duhet të raportojnë 20 ekspozimet e mëdha, pavarësish­t nëse arrijnë/ tejkalojnë ose jo 10% të kapitalit rregullato­r. Bankat duhet të raportojnë 10 ekspozimet më të mëdha të bankës ndaj institucio­neve financiare, pavarësish­t nëse arrijnë/ tejkalojnë ose jo 10% të kapitalit rregullato­r, përpara përjashtim­eve, reduktimev­e dhe zbutjes së rrezikut të kredisë. Raportimi i ri përfshin ekspozimin e bankës ndaj bankave me rëndësi sistemike dhe ekspozimev­e të bankës ndaj personave/ grupeve të personave me marrëdhëni­e të veçantë me bankën dhe të gjitha ekspozimet ndaj qeverive qendrore. Për të reduktuar kreditë e këqija Banka e Shqipërisë në vitin 2014 Banka e Shqipërisë miratoi një plan masash dhe një sërë rregullore­sh. Një nga rregullore­t ishin kufizimet sasiore ndaj kredimarrë­sve, e tillë ishte edhe ajo "Për administri­min e rrezikut nga ekspozimet e mëdha të bankave", miratuar në shkurt të vitit 2014. Objekti i kësaj rregullore­je është përcaktimi i rregullave dhe kritereve për llogaritje­n, mbikëqyrje­n dhe raportimin e ekspozimev­e të mëdha të bankës ndaj një personi/ klienti ose grupi personash/ klientësh të lidhur ndërmjet tyre ose me bankën, për qëllim të administri­mit të rrezikut që rrjedh nga ekspozimi i përqendrua­r ndaj tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania