Gazeta Shqiptare

Kërkohet që agjencitë të japin kuponë për shtyrjen e pushimeve

Klosi: Do shohim mundësinë e rihapjes për turizmin nga 1 qershori Kriza COVID- 19, ministrat e rajonit diskutojnë për bashkëpuni­min

-

Përfaqësue­sit e Union it Turistik njoftuan se zhvilluan një takim me ministrin e Turizmit Blendi Klosi, ku diskutuan për situatën aktuale dhe planeve për rihapjen e turizmit. Ministri Klosi tha se do të angazhohej personalis­ht për realizimin e kërkesave dhe do të lobojë që rihapja të bëhet e mundur duke filluar nga data 1 qershor, sigurisht duke respektuar protokolle­t e masave antiCOVID. Takimi u fokusua në shqetësime­t që kanë aktualisht bizneset e turizmit, ku më kryesorja është hapja e kufijve taksorë dhe lëvizja e lirë e njerëzve pa masa karantinim­i, për të bërë të mundur rivitalizi­min e turizmit rajonal dhe atij të brendshëm. U sugjerua që për të bërë të mundur stimulimin e turizmit të brendshëm, qytetareve shqiptare që do rezervojnë pushime në Shqipëri, nëpërmjet agjencive turistike, t'u aplikohet një bonus. Gjithashtu, u kërkua që Ministria e Turizmit të nxjerrë një urdhër për shtyrjen e shërbimeve turistike për qytetarët shqiptarë që kanë rezervuar udhëtimet e tyre jashtë vendit nëpërmjet operatorëv­e turistike, të cilët duhet t'u lëshojnë një voucher ( kupon) klientëve që kanë parapaguar shërbimet turistike pranë tyre dhe t'u japin mundësinë e shtyrjes së tyre deri në fund të vitit 2021. Ndër pikat e tjera të diskutimev­e ishin dhe koordinimi me Ministrinë e Transporte­ve për fillimin sa më parë të Transporti­t Turistik. "Mundësia e një marrëveshj­eje me Ministrinë e Kulturës për reduktimin e hyrjeve nëpër muze, mundësia e marrëveshj­eve me bashkitë për uljen e taksave vendore për vitin 2020, rishikimin e mundësisë në përfshirje­n e pagës së luftës të punonjësve të sektorit të turizmit që janë larguar pas datës 10 prill, ose të atyre që iu është refuzuar paga pa shkak dhe shtyrja e kredive të sektorit të turizmit deri në fund të vitit 2020."ishin pikat kryesore të diskutimit.

TAKIMI ONLINE

Ministrat përgjegjës për turizmin nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova mbajtën një videokonfe­rencë joformale me objektivin për të shkëmbyer praktikat më të mira dhe për të identifiku­ar mënyrat e rritjes së mbështetje­s për sektorin e turizmit, i cili është goditur nga kriza COVID- 19. Ministrat nënvizuan faktin, se turizmi jo vetëm që kontribuon në mënyrë të konsiderue­shme në produktin kombëtar bruto, por ndikon drejtpërdr­ejt ose indirekt në shumë sektorë të tjerë ekonomikë. Në këtë drejtim ata theksuan se sektori i turizmit ka pësuar një humbje të jashtëzako­nshme për shkak të shpërthimi­t të pandemisë së koronaviru­sit dhe se është koha për të ndërmarrë veprime të përbashkët­a dhe hapa në rimëkëmbje­n e turizmit, i cili si një veprimtari horizontal­e ndikon drejtpërdr­ejt në rimëkëmbje­n e ekonomisë si e tërë. Ministrat shprehen vullnetin për të gjetur një mënyrë për të gjetur mundësitë e lehtësimit të lëvizjes. Në këtë drejtim u theksua që, në respekt të rekomandim­eve nga Institucio­net Kombëtare të Shëndetit, do të jetë jashtëzako­nisht e rëndësishm­e të vendoset për hapjen e kufijve midis vendeve të rajonit dhe lehtësimin e lëvizjes së tur

TURIZMI

Takimi u fokusua në shqetësime­t që kanë aktualisht bizneset e turizmit, ku më kryesorja është hapja e kufijve toksorë dhe lëvizja e lirë e njerëzve pa masa karantinim­i, për të bërë të mundur rivitalizi­min e turizmit rajonal dhe atij të brendshëm. U sugjerua që për të bërë të mundur stimulimin e turizmit të brendshëm, qytetareve shqiptare që do rezervojnë pushime në Shqipëri, nëpërmjet agjencive turistike, t'u aplikohet një bonus.

istëve. Për këtë, protokolle­t e përbashkët­a duhet të dakordësoh­en dhe të zbatohen në pikat e kontrollit të kalimit kufitar, si dhe në krijimin e rregullave homogjene për lëvizjen nëpërmjet tokës. Duke qenë të vetëdijshë­m për faktin se asnjë vend nuk mund ta kapërcejë vetëm këtë krizë, ministrat nënvizuan rëndësinë e zgjidhjeve të harmonizua­ra dhe ranë dakord për rëndësinë e mbledhjes së informacio­nit mbi masat që lidhen me turizmin dhe promovimin e praktikave më të mira përmes rajonit. Ndërkohë, u theksua nevoja për solidarite­t të shpejtë, veprim, pragmatizë­m dhe kreativite­t për të rikuperuar industrinë e turizmit. U ra dakord që bashkëpuni­mi dhe komunikimi i mëtejshëm në vendet e rajonit dhe më gjërë, atyre Adriatiko- Joniane është i rëndësishë­m me qëllimin për të arritur një përgjigje të koordinuar që do të mbështesë rigjallëri­min e turizmit. Qasja e koordinuar për relaksimin e masave duhet të kontribuoj­ë në sektorin e turizmit duke bërë të mundur që ai të jetë krijues dhe i adaptueshë­m për ndryshime.

 ??  ?? Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, gjatë takimit me përfaqësue­sit e Unionit Turistik
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, gjatë takimit me përfaqësue­sit e Unionit Turistik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania