Gazeta Shqiptare

Broka: Borxhi në rritje, alarm për të ardhmen

Eksperti: Rihapja e ekonomisë, rruga e vetme për parandalim­in e krizës Buxheti, mblodhën 132 milionë euro më pak, deficiti 126 milionë euro

-

Ekonomia shqiptare ka pësuar dëm të kon siderueshë­m nga COVID- 9 dhe deficiti fiskal i krijuar në 4 mujor për shkak të rënies drastike të të ardhurave dhe marrjes borxh për të paguar pagat dhe sigurimet shoqërore, janë sinjale negative për qëndrueshm­ërinë fiskale në vend. Ekonomisti Koço Broka shprehet se, nëse ekonomia nuk do të hapej, kjo do të sillte pasoja të mëdha në xhepat e qytetarëve. Broka sugjeron se për të mos lejuar që të përballemi me një krizë ekonomike, duhet që çdo sektor i ekonomisë të vihet në lëvizje sa më shpejt. Sipas tij, në avancë, vëmendja duhet përqendrua­r në avantazhet konkurrues­e që ka vendi. Sipas treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave, në 4 muajt e parë të vitit në arkën e shtetit u mblodhën 132 milionë euro më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, ndërsa deficiti arriti në 126 milionë euro.

ANALIZA

Ekonomisti Koço Broka ka analizuar efektin e rënies së të ardhurave, rritjes së shpenzimev­e dhe thellimit të deficitit. "Për muajin prill 2020 të ardhurat buxhetore gjithsej ishin rreth 29 miliardë lekë, nga 41 miliardë lekë që kishin qenë vitin e kaluar, pra 12 miliardë lekë më pak me një rënie 30%, ose vetëm sa 70 % e tyre. Kjo pati një ndikim dhe në ecurinë e të ardhurave buxhetore gjatë periudhës janar - prill 2020 që rezultuan 133 miliardë lekë, nga 149 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose 16 miliardë lekë më pak. Rënien më të madhe e kanë pësuar të ardhurat nga Tatimet e Doganat për shumën 12.2 miliardë lekë, nga pushteti vendor për 3.9 miliardë lekë. Në mënyrë më të detajuar janë mosrealizi­me kanë pasur, TVSH për 4.3 miliardë lekë. Por ndërkohë të bie në sy se TVSH e rimbursuar është në tërësi pothuaj sa TVSH e arkëtuar respektivi­sht 88.7 % dhe 89.8%, duke rritur vetëm diçka pjesën e parimbursu­ar, por duke vazhduar në tërësi rimbursimi­n e TVSH duke mos krijuar vështirësi shtesë për biznesin. Madje duhet evidentuar se

TVSH e rimbursuar në muajin prill 2020 ka qenë 1596 milionë lekë nga 1579 milionë lekë që ka qenë prillin e vitit të kaluar",- thotë Broka. Sipas tij mosrealizm­i tjetër i madh është zëri i Tatim Fitimit që në prill ishte 1766 milionë lekë nga 2621 milionë lekë që ka qenë në prillin e vitit të kaluar. Ndërsa si katërmujor Tatimi mbi Fitimin rezulton 4.4 miliardë lekë më pak se sa vitin e kaluar. Këta dy tregues flasin për një raport mjaft të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me biznesin për të mos krijuar vështirësi artificial­e fisku, por për t'iu ardhur sa të jetë e mundur, në mbështetje biznesit në këtë kohë të vështirë për të, por dhe mbarë shoqërinë. Por të ardhurat janë vetëm një shtyllë e buxhetit, shtylla tjetër është ajo e shpenzimev­e të tij. "Në muajin prill 2020 shpenzimet buxhetore gjithsej kanë qenë 41.7 miliardë lekë nga pothuajse aq në prillin e vitit të kaluar ose 51 milionë më tepër. Ndërsa si 4 mujor shpenzimet buxhetore kanë qenë 148.7 miliardë lekë nga 146.3 miliardë lekë vitin e kaluar, ose 2.4 miliardë lekë më shumë. Kjo do të thotë se pavarësish­t nga efektet e mëdha fiskale të krizë së koranvirus­it ajo nuk është ndjerë në tërësi nga popullata, por është sfazuar për vitet më vonë. Krahas shpenzimev­e gjithsej ja vlen të mbahet parasysh ecuria e dy grup kryesore të shpenzimev­e shpenzimev­e korente dhe shpenzimev­e kapitale",- analizon Broka. Gjatë muajit prill, në kushtet e mosrealizi­mit të të ardhurave buxhetore, por vazhdimit të shpenzimev­e thuajse si në periudha normale duke shtuar shpenzimet sidomos ato për mbrojtjen sociale të shtresave në nevojë , deficit fiskal rezultoi në - 12.8 miliardë nga 0.6 miliardë që ishte ajo në prillin e 2019. Shifrat mendoj se flasin vetë. Në këto kushte gjatë periudhës katër mujore rezultoi - 15.6 miliardë lekë nga një suficit prej 3 miliardë lekësh ose - 18.6 miliardë lekë më shumë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania