Gazeta Shqiptare

Vëllezërve iu gjendet kanabis në banesë, arrestohet një prej tyre, tjetri në kërkim

-

FIER - Policia e Fierit dje ka prangosur 37- vjeçarin Y. SH. në Roskovec, pasi i është gjetur kanabis në banesën e tij në fshatin Kurjan. Saktësisht u gjetën disa fidanë narkotikë të kultivuara kurse policia tashmë ka shpallur në kërkim edhe vëllain e tij të madh, D. Sh., 39 vjeç. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania