Gazeta Shqiptare

Shqiptarët kapen me mbi 400 mijë paund kanabis sativa në Zelandën e Re

-

ANGLI

- Mediat angleze shkruajnë se dy shqiptarë janë kapur në flagrancë, pasi dyshohet se kishin ngritur një fabrikë kanabisi, ku mbillej drogë, e cila nëse shitej në treg, kapte vlerën e mbi 400 mijë paundëve. Shqiptarët e arrestuar quhen Orgito Asllanaj dhe Koi Cunaj. Ata janë prangosur pranë Uellington­it, ndërsa fabrika e kanabisit kishte të gjitha pajisjet, me ngrohje dhe me mjete të tjera të nevojshme. Asllanaj, 29 vjeç dhe Cunaj 43 vjeç, pa një vendbanim të rregullt, pasi kanë pranuar se janë emigrantë të paligjshëm në Zelandën e Re, janë burgosur për një vit nga gjyqtarët e çështjes. Ata të dy do të deportohen nga Zelanda menjëherë pasi të përfundojn­ë dënimin në atë vend. Të dy pranuan akuzën për posedim droge, por se thanë se kanë hyrë në këtë "rrugë", pasi kishin nevojë për para dhe për strehim. Në rast se ata do të shisnin lëndën narkotike që po mbillnin, do të fitonin një shumë prej 412 mijë paund.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania