Gazeta Shqiptare

Vdekja e punëtorit 35- vjeçar, arrestohet inxhinieri dhe procedohet administra­tori i firmës nënkontrak­tore

-

TIRANË - Inxhinieri i një firme ndërtimi është arrestuar në flagrancë, ndërsa është proceduar penalisht administra­tori i firmës nënkontrak­tore, pasi akuzohen se shkelën rregullat e mbrojtjes në punë. "Nga specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", i shtetasit R. P., inxhinieri i firmës ndërtuese ( personi përgjegjës për sigurinë e punëtorëve në punë), pasi ditën e djeshme, në rrugën "3 Dëshmorët", në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi A. K., 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi E. K., administra­tori i firmës nënkontrak­tore", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. Ndërsa bëhet me dije se nga specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", i shtetasit E. H., 38 vjeç, pasi në rrugën "Hysni Xhura", ka goditur me grushte në fytyrë shtetasin S. D., për motive të dobëta. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania