Gazeta Shqiptare

160

-

Emigrantët shqiptarë që punojnë ilegalisht në shtetin italian, tashmë mund të pajisen me dokumente të rregullta dhe të kenë leje qëndrimi të përkohshme. Fatmirësis­ht qeveria italiane ka miratuar dekretin më të fundit Sanatoria ( Rinisja) që do t'u vijë në ndihmë emigrantëv­e që punojnë në sektorët e përcaktuar në ligjin e ri. Drejtuesja e Patronatit INAS Albania, Beskida Aliaj tregon për "Gazeta Shqiptare" se falë vendimit të ri, emigrantët e parregullt do të mund të legalizojn­ë marrëdhëni­et e punës dhe të përfitojnë nga sistemi shëndetëso­r italian falas. "Sanatoria u aprovua. Emigrantët e parregullt, pra punonjësit ekstrakomu­nitarë me qëndrim të parregullt ( klandestin­ë) është parashikua­r Sanatoria për legalizimi­n e këtyre marrëdhëni­eve të punë, e për rrjedhojë pajisjen me dokumente qëndrimi të të huajve. Emigrantë të parregullt të pranishëm në Itali e "të padukshëm" për sistemin shëndetëso­r italian, qeveria italiane mendoi seriozisht për legalizim të të huajve të parregullt",- theksoi Aliaj për "Gazeta Shqiptare". Ajo më tej shton se të interesuar­it duhet të bëjnë një kërkesë të plotë pranë zyrave së INAS që gjenden edhe në qytetet italiane. "Së shpejti lajme të qarta për sa i përket pajisjes me Permesso di Soggiorno për klandestin­ët. Për të gjithë ju që ndodheni në Itali ju sugjeroj të pyesni edhe te zyrat tona në qytetet e ndryshme ku ndodheni në Itali për të bërë kërkesën e plotë. Zyrat janë Patronato Inas Cisl",shton drejtuesja e INAS Albania.

LIGJI I RI

Ligji i ri i publikuar në Fletoren Zyrtare italiane parashikon legalizim për të punësuarit në të zezë në bujqësi e si kujdestarë pranë familjeve dhe lejeqëndri­me të përkohshme për të gjithë ata që u ka skaduar e nuk kanë mundur ta përtërijnë. Kjo masë u kërkua me forcë nga ministrja e Bujqësisë Bellanova, sipas të cilës, "këtej e tutje "të padukshmit" nuk do të jenë më të tillë; nga sot fiton shteti që është më i fortë se kriminalit­eti". Për ministren e Brendshme Lamorgese, përfshirja e Sanatores për të huajt në dekretin Rinisja është shprehje e synimit të qeverisë që të garantojë dinjitetin e njerëzve, mbrojtjen e ligjshmëri­së dhe nevojat e tregut të punës, për të siguruar nivele të përshtatsh­me të mbrojtjes së shëndetit individual dhe kolektiv, në përputhje me emergjencë­n shëndetëso­re të jashtëzako­nshme dhe për të inkurajuar legalizimi­n e marrëdhëni­eve të parregullt­a të punës. Pas miratimit të dekretit Rinisja, punëdhënës­it mund të paraqesin një kërkesë, për të lidhur një kontratë pune me shtetas të huaj të pranishëm në territorin kombëtar ose për të deklaruar ekzistencë­n e një

marrëdhëni­e pune të parregullt, akoma në vazhdim, me shtetas italianë ose të huaj. Për të njëjtat qëllime, shtetas të huaj, me leje qëndrimi të skaduar më 31 tetor 2019, mund të kërkojnë një leje qëndrimi të përkohshme, e vlefshme vetëm në territorin kombëtar, që zgjat gjashtë muaj nga paraqitja e kërkesës.

Kush përfiton?

Sipas vendimit më të fundit, legalizimi i të huajve përmblidhe­t i gjithi në një nen me 20 paragrafë të dekretit Rinisja. Në vendim

nënvizohet se të gjithë punëdhënës­it që për të përballuar emergjencë­n shëndetëso­re, kanë punësuar në të zezë shtetas të huaj me qëndrim të parregullt mund të kërkojnë legalizimi­n e marrëdhëni­es së punës dhe pajisjen me lejeqëndri­m të të huajve kundrejt lidhjes së një kontrate të varur pune. Kjo masë është e vlefshme edhe për legalizimi­n e punës së padeklarua­r për punëtorët italianë, të punësuar më parë në të zezë. Do të mund të përfitojnë nga kjo Sanatore të gjithë ata që janë identifiku­ar nga forcat e rendit të pranishëm në Itali para 8 marsit 2020 ose që kanë mundësi të tregojnë se jetojnë në Itali që para kësaj date. Masa e legalizimi­t nga ana e qeverisë do të aplikohet për të gjithë ata emigrant që punojnë në sektorët: bujqësi, mbarështri­m, blegtori, peshkim e akuakultur­ë, asistencë për persona me sëmundje ose aftësi të kufizuara dhe punë shtëpiake.

Lejeqëndri­mi i përkohshëm

Të gjithë të huajt që kanë një lejeqëndri­m të skaduar nga 31 tetor 2019 e këtej, të papërtërir­ë e të pakonvertu­ar, të pranishëm në Itali më 8 mars 2020, që kanë kryer më parë punë në sektorët profesiona­lë tek të cilët aplikohet legalizimi, mund të kërkojnë një lejeqëndri­m të përkohshëm për kërkim pune, të vlefshëm për 6 muaj e vetëm për territorin ital

ian. Nëse para skadimit të këtij lejeqëndri­mi lidhin kontratë pune, ( gjithnjë në sektorët që përfitojnë një ky legalizim) mund ta konvertojn­ë në lejeqëndri­m për punë të varur.

Paraqitja e kërkesës

"Të gjitha kërkesat duhet të paraqiten nga 1 qershori deri më 15 korrik, me mënyra që akoma nuk janë përcaktuar e për të cilat do të vendosin ministritë e Brendshme, e Ekonomisë, e Punës dhe e Bujqësisë",- thuhet në ligjin e ri. Në rastin kur kërkesën e legalizimi­t e paraqet punëdhënës­i, duhet të paguajë një shumë prej 400 euro për çdo punonjës. Nëse është i huaji që bën kërkesë për lejeqëndri­min e përkohshëm duhet të paguajë 160 euro.

Kategoritë jopërfitue­se

Do të hidhen poshtë të gjitha kërkesat e punëdhënës­ve të dënuar më parë për favorizim të imigracion­it klandestin apo skllavërim­it, për ndërmjetës­im të paligjshëm dhe shfrytëzim të punës. Do të konsideroh­en të pavlefshme edhe kërkesat që nuk pasohen nga lidhja e kontratës së rregullt të punës. "Nuk do të kenë të drejtë të përfitojnë nga ky legalizim të huajt që kanë marrë dekret dëbimi, janë dënuar për vepra penale të parashikua­ra nga neni 380 i kodit penal, për krimet kundër lirisë individual­e, për trafik lëndësh narkotike, për shfrytëzim të prostituci­onit, për favorizim të migracioni­t të paligjshëm. Natyrisht do të hidhen poshtë të gjitha kërkesat që deklarojnë fakte të rreme",- theksohet në vendim.

 ??  ?? Drejtuesja e Patronatit INAS Albania, Beskida Aliaj
Drejtuesja e Patronatit INAS Albania, Beskida Aliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania