Gazeta Shqiptare

Do të quhet "Mandarina" dhe do të braktisë "Top Channel"? Altin Basha flet për "Portokalli": Kemi pasur oferta të tjera

"Portokalli" drejt "ABC" - së? Regjisori zbulon të vërtetën e largimit "Ne jemi në punë, jemi në skenë po bëjmë shfaqje"

-

Portokalli" është një ndër emisionet e hu morit në ' Top Channel' që pëlqehet shumë nga i gjithë publiku shqiptar. Por ditën e djeshme në media ka qarkulluar lajmi se "Portokalli" do të zhvendoset në një tjetër televizion dhe bëhet fjalë për "Abc News". Sipas lajmit të konfirmuar nga burime për Juda. al, thuhet se tashmë programi mund të mbajë emrin "Mandarina". Kjo pasi regjisori i "Portokalli", Altin Basha është parë gjatë ditës së djeshme në studiot e "Abc News". Të njëjtat burime treguan se tashmë kontrata është firmosur. Por në një reagim të fundit për "Panorama" regjisori Altin Basha ka thënë se nuk është e vërtetë që "Portokalli" do të largohet nga "Top Channel". Ai ka hedhur poshtë zërat e një lëvizje të mundshme nga "Top- Channel". Ai thekson se ofertat nga televizion­et e ndryshme nuk kanë munguar, madje ato janë të përvitshme. Basha ka sqaruar se aktualisht, trupa e "Portokalli" është në punë dhe po përgatitet bashkë me aktorët në skenë. I pyetur nëse ka pasur negiociata me televizion­e të tjera për të larguar emisionin "Portokalli" nga Top Channel, regjisori ka thënë se nuk është e vërtetë. "Jo, fare! Unë jam marrë me Teatrin këto ditë dhe kam dalë në disa media. Për çështjen e Teatrit më thërrasin për intervista dhe për prononcime. Më kanë parë që kam parkuar makinën në "ABC News", jam futur dhe kam takuar drejtorin e informacio­nit",- është shprehur Basha. Edhe sa i përket ndryshimit të emrit nga Portokalli në "Mandarina" ai ka thënë se nuk është e vërtetë. "Problemi i disa njerëzve është që punojnë diku tjetër dhe mendjen e kanë te "Portokalli". E vërteta është se kam shkuar në "ABC News" për të bërë një intervistë për Teatrin. Mesa duket këtë, dikush e ka parë dhe e ka keqkuptuar si negociatë me "ABC News" për shkak të thashethem­eve që janë përhapur. Oferta ka gjithmonë. Unë çdo vit kam oferta nga televizion­et. Dhe për shkak se jam regjisori i trupës më kërkohet kjo gjë. Aktorëve u kërkohet. Thjesht për shkakun që jemi fiksuar me "Top- Channel", s'kemi pasur interes për ofertat e tjera. Vetëm tani kanë qenë 4 televizion­e të interesuar­a për emisionin tonë. Kjo nuk do të thotë asgjë, është një proces normal. Nuk ka për ne ndonjë çudi, jemi 20 veta, njëherë kontaktohe­t njëri, njëherë tjetër një aktor tjetër. Madje ne tallemi shpesh herë me këtë gjë. Kjo është e vërteta. "Portokalli" vazhdon. Ne jemi në punë, jemi në skenë po bëjmë shfaqje",- ka thënë ai.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania