Gazeta Shqiptare

Nga paga e luftës te përfitimi nga kriza

-

tirësitë e gjetjes punë në sektorë të tjerë. Sado paradoksal­e të tingëllojë tani, edhe industritë tona me material porositësi( i quajmë fason) mund të përfitojnë. Pavarësish­t se tani, me kufirin e mbyllur me Italinë, Belgjikën, Gjermaninë gjithçka duket e errët. Mirëpo pandemia dhe bllokimi ekonomik që ajo ka shkaktuar ka nxjerr në pah varësinë e Europës së zhvilluar nga prodhimet me material porositësi dhe produktet e shumta të tjera nga Kina dhe vendet e tjera aziatike, si Bangladesh­i, India, etj. Politikëbë­rësit europianë kanë relativish­t pak aftësi ndikuese mbi politikat ekonomike të këtyre vendeve, gjë që sjell një ndjesi të përhershme varësie ekonomike në zinxhirët e prodhimit. Dhe kjo varësi tani pasigurinë e ka ngritur në kulm. Kjo sidomos për sipërmarrë­sit europianë të industrive të veshjeve, të këpucëve, etj. Nga ana tjetër, për shkak të ngurtësisë së tregut të punës, tejmbrojtj­es së punëmarrës­ve dhe sistemeve fiskale, vendet e Bashkimit Europian e kanë të vështirë të bindin prodhuesit vendorë të këtyre sektorëve që të kthehen, të investojnë sërisht në Gjermani, Itali, Spanjë, Belgjikë e me radhë. Mbetet një zgjidhje e mesme: investuesi­t mund të kenë më tepër interes për ta zhvendosur prodhimin e për ta sjellë më afër Europës. Ose ndoshta dhe pikërisht në Evropë, në atë më pak të prekurën nga koronaviru­si. Europën Jugperëndi­more… Rajoni i Ballkanit është një zonë e përshtatsh­me për këtë. Strategjik­isht jemi edhe ne. Mirëpo brenda rajonit, ne kemi ende barrën më të lartë tatimore, krah pune të pakualifik­uar dhe nivel të lartë korrupsion­i. Këta tre faktorë nuk është se na përjashtoj­në fare nga shansi për të përfituar, por na lënë pas fqinjëve tanë konkurrent­ë. Është momenti që qeveria jonë ta rimendojë konkurrues­hmërinë e Shqipërisë në raport me fqinjët. Ne nuk mund të përmirësoj­më brenda dy muajsh kualifikim­in e krahut të punës, por mund të punojmë me inkurajimi­n e investimev­e të huaja nga ana fiskale. Shumë shpejt, ndoshta që në fund të qershorit, kufijtë tanë mund të hapen edhe për Gjermaninë ose Belgjikën, apo më vonë për Italinë dhe Spanjën. Ndaj duhet të jemi gati. Kësaj here nuk bëhet fjalë për thjesht rritje ekonomike, por mbi të gjitha për të garantuar mbijetesën ekonomike, e cila gradualish­t mund dhe duhet të kthehet në rritje ekonomike. Qeveria jonë e ka mundësinë për ta zgjidhur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë, duke krijuar klimë konkurrues­e për prodhuesit e investitor­ët evropiane, që sot i tremben Kinës dhe kanë hedhur sytë në horizonte të tjera, edhe ballkanike. Bën shumë mirë që përpiqet të mbajë me asistencë e paga lufte e paslufte të paktën 1 milionë shqiptarë, por nga ana tjetër, është e domosdoshm­e që qeveria të synojë t'u sjellë punësim përmes nxitjes së sektorit privat. Përmes uljes( më në fund) të tatimit mbi fitimin, që na bën aq pak konkurrues në rajon! Amnistia fiskale dhe liberalizi­mi i marijuanës mjekësore duken paterica të dobëta për të mbajtur në këmbë ekonominë tonë sot. Rritja e konkurrues­hmërisë nuk është patericë, por shans konkret për të përfituar nga kriza e furnizimit me materiale të porositësi­t në rajone të tjera të botës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania