Gazeta Shqiptare

Opozitë, shëro komplekset, ndryshe…

- Nga Artur Zheji

Është

mjerisht e thjeshtë. Poli tika flet me akte dhe veprime, mbasi mbaron së foluri dhe mbasi ndërton publikisht bazën logjike të veprimeve që do vijojnë. Km- ja, e prishi Teatrin, mbasi i kishte matur mirë forcat e veta, por sidoqoftë priti me nge dhe durim djallëzor, përderisa opozita të shfaqej në radhët e "Aleancës".

Dhe opozita u shfaq, me një performanc­ë gjysmake, me 1001 komplekse, në periferi të kësaj beteje morale dhe estetike, duke vijuar të shfaqet si një opozitë e dorëhequr, tashmë për një kohë të gjatë. Duke ndihmuar tërthorazi Km- në, që të hidhte në luftë taborët e gurmazeve të shitura, sipas tezave se tashmë, "beteja për Teatrin", është një betejë politike, ku ay, Km- ja, ka shumicën dhe forcën vendimtare.

Gurmazet e shitura, kishin dhe kanë një platformë të gatshme: "tani Teatri vdiq, eja ta qajmë dhe ta varrosim së bashku!"

Gurmazet e shitura, mbrojnë shembjen dhe vjedhjen e truallit, duke sulmuar politikish­t apo nën brez, mbrojtësit pasionantë të kësaj "çështjeje"!

Mirëpo vijojnë gabimet, në mënyrë të njëpasnjës­hme! Nuk e di me siguri nëse janë të qëllimshme apo të paqëllimsh­me këto "gabime". Sepse kjo prishje e dhunshme dhe përdorimi kërcënues i dhunës qeveritare, një dhunë e dukshme, e ashpër dhe terrorizue­se, shkon shumë përtej Teatrit, është një Veprim i hapur Frikësues në emër të Forcës.

Në qoftë se opozita nuk i përgjigjet këtij Frikësimi dhe kësaj Dhune, në mënyrë të përpjestue­shme dhe po aq sfiduese, mjerimi politik shqiptar, mund të diagnostik­ohet si një sëmundje. Opozita politike, duhet të ketë "0" komplekse në aktin e saj politik, ose të marrë kohë të zgjidhë komplekset e veta, përndryshe po jetojmë e do të jetojmë de facto, një monarki kushtetues­e…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania