Gazeta Shqiptare

Vllaznia bojkoton stërvitjen! Lojtarët kanë 4 muaj pa u paguar

Administra­tori Lici: S'mund të paguhen për një punë të pa bërë

-

tratorin kanë vendosur të bojkotojnë stërvitjen në një afat të pacaktuar. Për mediat u shpreh kapiteni Gilman Lika dhe administra­tori Suad Lici:

Lika: Lojtarët jabanxhinj nuk marrin as ushqimin, jemi në situatë kritike.

Lici: Ata duan pagat shkurt, mars, prill, por, siç dihet kanë marrë një pagë nga FSHF. Besoj që në ditët në vijim do ta zgjidhim.

Lika: Ne mendojmë që duhet me e zgjidh, sepse ne na thonë e ka këshilli bashkiak. Këta mund të kenë luftë politike mes tyre, por çfarë pune kemi ne? Ne duam pagat. Ne mund të pranojmë edhe një pagë minimale, por kërkojmë një zgjidhje në këtë drejtim.

Lici: Kjo nuk është problemati­ke e re, pasi ne jemi të detyruar të zbatojmë ligjet. Nuk janë miratuar financat pasi buxheti është i bllokuar për ne. Gjendja e pandemisë ka bërë të vetën. Ne nuk mund të paguajmë një punë të pa bërë. Ua bëra të qartë lojtarëve.

Skuadra largohet dhe bojkoton stërvitjen për mosmarrje e pagave.

S. Nikshiqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania