Gazeta Shqiptare

Tomas Strakosha nuk fshihet më: Po, Lacio do titullin kampion!

Numri një i Kombëtares është mjaft i kënaqur dhe me rinovimin që po kryhet në përfaqësue­se Gardiani kuqezi i lumtur për sezonin që po bën në Serie A

-

Gardiani i kuadratit kuqezi, Tomas Stra kosha është një nga elementët kyç të Lacios në edicionet e fundit. Tashmë ai po e kalon problemin fizik prej të cilit ka vajtur prej disa muajsh teksa muajin e shkuar kreu një ndërhyrje kirurgjika­le për një minifraktu­rë në njërin prej gishtërinj­ve të këmbës. Në një intervistë për "Lacio Style Channel", ai ndër të tjera thekson:

GJENDJA FIZIKE

"Kam një problem të vogël, por po kthehem. Gjendje, krahasuar me tri javë më parë është përmirësua­r, tani presim që të rinisë kampionati për të bërë atë që na pëlqen të gjithëve. Nuk e kemi hequr nga mendja, dashuria jonë është futbollit. Nuk të largohet nga mendja, jetojmë me të."

OBJEKTIVAT E LACIOS

"Objektivi unë është të mbetemi në zonën Champions. Për momentin, jemi të dytët dhe aspirojmë edhe për titullin. Askush nuk e priste që do të mund të luftonim për vendin e parë. Në fillim, as që e besonim se mund të luftonim për kreun, më pas patëm një rritje shumë të rëndësishm­e gjatë sezonit. Ajo që ndodhi gjatë këtij sezoni, është diçka që nuk kishte ndodhur më parë. Do të shihet se cilët trajnerë dhe përgatitës atletikë janë treguar më të zotë. Në ndeshjet e para duhet të rigjejmë formën fizike, pra do të lodhemi pak. Problem do të jetë edhe i nxehti, nuk më kishte ndodhur më parë që të luaja në qershor dhe korrik".

LOJA ME KËMBË

"Nisëm ta provonim që kur mbërriti Inzaghi, u desh kohë dhe tani po marrim frytet. Në lojën tonë dëfrehen të gjithë dhe krijohet shumë, edhe pse rrezikojmë pak. Pa rrezikuar, ndeshjet do të përfundoni­n 0- 0. Më pëlqen të luaj me këmbë, më mban aktiv në lojë. Në stërvitje nuk ka ndryshuar asnjë, ruajmë mentalitet­in për të qarkulluar gjithmonë topin".

I PARI PËR TOPAT

"Nuk më interesojn­ë shumë të dhënat, jam i kënaqur kur skuadra fiton. E di ku gaboj dhe si duhet të korrigjohe­m. Pastaj, të kesh në fushë një si Milinkoviç është njësoj sikur ta kesh topin në bankë, për të rinisur më pas".

LACIO SI FAMILJE

"Jemi të gjithë djem të zotë, nuk është e lehtë të gjesh një skuadër të tillë. Trajneri na heq stresin dhe ne qëndrojmë të qetë. Dhe kur je i qetë, gjërat shkojnë mirë. Mbrojta më e mirë? Është diçka e bukur, pastaj ende nuk është mbyll asgjë, jemi në mes të rrugës. Është krijuar një familje e vërtetë, edhe sepse nuk ka ndryshuar organika gjatë këtij cikli, pra ka një vazhdimësi të grupit. Shpresoj që në përfundim të sezonit të jemi mbrojtja më e mirë. Po luajmë për njëri- tjetrin dhe kjo është meritë e trajnerëve tanë që kanë futur

KOMBËTARJA

"Më vjen mirë që Kombëtarja po rinovohet. Jam krenar që kam shkuar të luaj për Shqipërinë. Fjalët e mira më gëzojnë, por dua të përmirësoh­em për të dhënë më shumë si te Lacio dhe të Shqipëria".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania