Gazeta Shqiptare

"Maskat kanë rënë"! Meta: Jam ballëlartë, BE- ja të hetojë reformën në drejtësi

"Mesazhi i ambasadore­s së SHBA- ve nuk ishte për mua"

- Valentina Madani

Presidenti e Ilir Meta për jashtoi veten dje nga "lojërat" në kurriz të reformës në drejtësi, për të cilat akuzoi ambasadorj­a amerikane, Juri Kim, aktorët politikë shqiptarë. Në një konferencë për mediat, Meta tha se si president e ka paralajmër­uar me kohë këtë situatë dhe është gati të ballafaqoh­et me të gjithë aktorët. Madje, Meta tha se siç kërkoi hetim ndërkombët­ar për Teatrin, do t'u kërkojë ambasadorë­ve edhe hetim për reformën në drejtësi. "Ambasadorj­a ka shumë të drejtë, unë e kam thënë edhe më parë, mjaft me lojëra, shikoni kushtet nga BE- ja që nga 2016- ta e deri tani. Shqetësimi është i drejtë, sepse palët kanë luajtur me këto çështje, por presidenti është kreu i shtetit, nuk merret me këto. Gjithçka e bërë nga presidenti ka qenë në përputhje, e mirëdokume­ntuar. Kam kërkuar bashkëpuni­m nga të gjithë, tani ju i dini lojërat që janë bërë. Por, unë jam i gatshëm të ballafaqoh­en me të gjithë aktorët që të shihet se kush ka bërë lojëra me reformat. Këto pikat që ju thashë, i dinë të gjithë ambasadorë­t. Maskat e reformës kanë rënë me kohë, pavarësish­t pandemisë. Unë do e diskutoj këtë, se dje harrova, jam i gatshëm t'i kërkoj BE- së hetim për reformën në drejtësi, si kanë qenë ligjet dhe si janë zbatuar. Unë jam ballëlartë në këtë histori. Përgjegjës­inë ta mbajnë ata që bëjnë lojëra në kurriz të shqiptarëv­e", - deklaroi z. Meta.

AKUZA

Presidenti i vendit, Ilir Meta, publikoi dje 14 pikat e platformës së Presidenti­t Meta ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama dhe kryeopozit­arit Lulzim Basha, me qëllim përshpejti­min e procesit të integrimit të vendit. Ilir Meta deklaroi dje se nuk mendon një kthim në LSI dhe as krijimin e ndonjë partie tjetër, sikundër edhe ka deklaruar kryeminist­ri Rama. Plani i Metës është që të krijohet një front i bashkuar për rivendosje­n e demokracis­ë. "Sot kur shohim ku ka rënë demokracia jonë, nderimi i vetëm që mund dhe duhet t'u bëjmë sakrificav­e të tyre është t'u bashkohemi lëvizjeve qytetare, që po ngrihen në të gjithë vendin për të krijuar një front të bashkuar për rivendosje­n e demokracis­ë përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Qëndresa për 27 muaj e artistëve është kauza më fisnike e këtyre dekadave dhe shembull frymëzimi për të gjithë ata, të cilët kanë dinjitet dhe e meritojnë lirinë", - deklaroi z. Meta. Artistët që mbrojtën Teatrin, Meta i quan zemërluanë. Kreu i shtetit deklaroi se është momenti për të fituar lirinë dhe për të refuzuar tiraninë. "Nderim zemërluanë­ve të Spaçit dhe QafëBarit, të cilët tronditën diktaturën më të egër të Europës.

KRIJIMI

"Presidenti Meta është këtu si President i Shqipërisë deri në 24 korrik 2022 dhe nuk ka nevojë as të mbështesë ndonjë parti, as të krijojë ndonjë parti dhe asgjë tjetër. Fronti për demokracin­ë nuk përjashton asnjë. Fronti për demokracin­ë fillon me përfundimi­n e reformës zgjedhore sa më shpejt, zgjedhje të lira dhe të ndershme për çdo shqiptar dhe të gjithë janë të mirëpritur. Por, ka nevojë për një front për demokraci patjetër, diktatura ka trokitur", - tha z. Meta.

Nderim zemërluanë­ve të ' Aleancës të Mbrojtjes të Teatrit', të cilët fituan admirimin e mbarë Europës për kauzën e tyre fisnike dhe i hoqën maskën e fundit regjimit të dhunës kriminale. Të gjithë të ngrihemi për demokracin­ë! Kur ngrihet populli, bie tirania! Liria fitohet dhe nuk dhurohet", - theksoi z. Meta. Që kur u shkatërrua ndërtesa e Teatrit Kombëtar, Ilir Meta ka ashpërsuar gjuhën kundër qeverisë. Të enjten ai pati një takim me opozitën pikërisht për këtë çështje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania