Gazeta Shqiptare

REFORMA ZGJEDHORE DHE DREJTËSIA, POROSITË E METËS PËR RAMËN DHE BASHËN

-

1. Mazhoranca dhe opozita ( parlamenta­re dhe joparlamen­tare) të përkushtoh­en menjëherë për të përfunduar reformën zgjedhore, duke adresuar të gjitha rekomandim­et e OSBE/ ODIHR- it dhe përfundime­t përkatëse të Këshillit të Çështjeve të Përgjithsh­me të 25 marsit 2020 të Bashkimit Evropian.

2. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të vazhdojë funksionim­in, përfshirë ndryshimin e akteve nënligjore të tij, në përputhje me rekomandim­et e Komisionit të Venecias të draftopini­onit të 6 marsit 2020. Për tri vakancat nën shqyrtimin aktual ( 2 nga presidenti dhe 1 nga parlamenti), KED duhet të vazhdojë me dorëzimin e listave të kandidatëv­e në secilin institucio­n sipas radhës kushtetues­e: president- parlamentp­resident.

3. KED duhet të lejojë pjesëmarrj­en e Avokatit të Popullit në të gjithë kohëzgjatj­en e veprimtari­së dhe vendimmarr­jes së tij, në përputhje me Kushtetutë­n dhe ligjin.

4. Mandati i kryetarit aktual të KED- it përfundon në kontekstin e emërimit së fundmi të tre gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë. Kryetari aktual i KED- it menjëherë humbet të gjitha të drejtat për të vazhduar ushtrimin e këtij mandati, tashmë të tejkaluar, si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe rrjedhimis­ht si kryetar i KED- it. 5. KED- i vazhdon të funksionoj­ë sipas ligjit, i kryesuar nga nënkryetar­i.

6. Parlamenti shqiptar të plotësojë menjëherë çdo boshllëk ligjor, në mënyrë që presidenti ose parlamenti të mund të hedhin shortin për plotësimin e vakancave të KED- it brenda vitit kalendarik.

7. Parlamenti shqiptar të tërhiqet dhe të frenohet nga çdo nismë ligjore për ndryshimin e formatit dhe procedurës së betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e dhe funksionar­ëve të tjerë të lartë të sistemit të drejtësisë. 8. Parlamenti shqiptar të tërhiqet nga "paketa antishpifj­e" dhe të frenohet për çdo nismë të ngjashme ligjore në të ardhmen. 9. Çdo ndryshim ligjor ose kushtetues në lidhje me reformën në drejtësi duhet të bëhet vetëm përmes konsensusi­t unanim të Këshillit Politik.

10. Në kuadrin e Këshillit Politik, palët të bien dakord brenda qershorit të emërojnë kryenegoci­ator për anëtarësim­in në BE, një ekspert të nivelit të lartë, integritet­i, besueshmër­ia dhe profesiona­lizmi i të cilit është reciprokis­ht i pranueshëm.

11. Të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të emërohen në përputhje me dispozitat kushtetues­e dhe ligjore dhe sa më shpejt që të jetë e mundur.

12. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë të miratojnë menjëherë hartën e re gjyqësore të rishpërnda­rjes së burimeve njerëzore brenda sistemit gjyqësor të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të vazhdojnë me plotësimin e vakancave të krijuara për shkak të dorëheqjev­e ose procesit të vetingut.

13. Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet t'i japë përparësi vlerësimit të mbingarkes­ës së Gjykatës Administra­tive të Apelit dhe të propozojë masat e nevojshme që mundësojnë një proces të rregullt ligjor brenda afatit ( 1 muaj) në këtë gjykatë.

14. Parlamenti shqiptar duhet të shqyrtojë në një proces të drejtë, jashtë interesit politik, kandidatët e propozuar nga Presidenti i Republikës për kryetar të Institucio­nit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania