“Teatri”, Meta me përfaqësue­sit e "Europa Nostra": Nga sot më konsideron­i edhe mua si anëtar

Gazeta Shqiptare - - Kriza -

Presidenti

Ilir Meta zhvil loi dje bashkëbise­dim, nëpërmjet një video- konference me përfaqësue­sit e "Europa Nostra", zëvendëspr­esidentin ekzekutiv, Guy Clausse; sekretaren e përgjithsh­me znj. Sneska Quaedvlieg- Michailovi­c dhe anëtarin e bordit, profesor Paolo Vitti. Duke u ndalur në çështjen e Teatrit Kombëtar, Presidenti Meta e falënderoi "Europa Nostra" për mbështetje­n krah "Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit" në mbrojtje të këtij kompleksi dhe të gjithë zonës historike të Tiranës. Presidenti Meta theksoi se shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar është çështje kushtetues­e, e trashëgimi­së historike dhe identiteti­t kombëtar, tashmë edhe një çështje europiane. Në këtë kontekst u ra dakord për domosdoshm­ërinë e nisjes së një hetimi ndërkombët­ar mbi këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm të niveleve më të larta europiane. "Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidarite­t, humanizëm dhe identitet. Teatri Kombëtar ishte dëshmori i parë i bulevardit ' Dëshmorët e Kombit', por demokracia dhe kultura europiane do fitojë", - u shpreh ndër të tjera anëtari i bordit të "Europa Nostra", profesor Paolo Vitti. "Nga sot më konsideron­i edhe mua anëtarin më të ri të ' Europa Nostra'", - u shpreh Presidenti Meta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.