Gazeta Shqiptare

"Mjaft me lojëra", Yuri Kim: S'ka pazare me reformën në drejtësi dhe “zgjedhoren”

SHBA e BE mirëpresin vendimin e Lulzim Bashës për përfundimi­n e "zgjedhores" Ambasadorj­a e SHBA: Ka ardhur koha të reshtet së bëri lojëra

- Valentina Madani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës apeluan sër ish dje në adresë të klasës politike që t'i japë fund sabotimit të reformave më të rëndësishm­e në vend: reformës në drejtësi dhe asaj elektorale. Dyshimet që hodhi ditën e enjte për një marrëveshj­e politike që vriste reformën në drejtësi, ambasadorj­a amerikane në Tiranë Juri Kim i përsëriti dje në formën e një ultimatumi. Në mesazhin e dytë kundër tentativav­e për një marrëveshj­e të politikës shqiptare, Ambasadorj­a amerikane ishte e drejtpërdr­ejtë. "Këto të dyja nuk janë për të bërë pazar. Janë domosdoshm­ëri, ka ardhur koha të reshtni së bëri pazare, është koha të bëhet reforma në drejtësi dhe Zgjedhore, sikurse drejtuesit kanë premtuar popullit shqiptar", - deklaroi ambasadorj­a amerikane. Në prononcimi­n që dha për mediat, ambasadorj­a Yuri Kim u kujdes të sqarojë se dy çështjet për të cilat nuk mund të luhet më janë reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore. "Mesazhi është shumë i qartë. SHBA do të njëjtën gjë që populli shqiptar do. Duam që Shqipëria të jetë një aleate e fortë dhe e aftë i SHBA dhe duam që të jeni pjesë e familjes Europiane. Nuk mund ta keni atë pa një reformë zgjedhore dhe pa një reformë në drejtësi", - theksoi zj. Yuri Kim. Deklarata e diplomates së lartë erdhi teksa ajo zhvilloi një vizitë me drejtuesit e Komisionit të Posaçëm të Apelimit. Dy ditë më parë ambasadorj­a Kim përmes një mesazhi në ' Twitter' denoncoi atë që e quajti marrëveshj­e pas krahëve për të vrarë reformën në drejtësi. Kjo reformës, sipas diplomates amerikane, është e dhimbshme, e ngadaltë dhe jo perfekte, por ajo është e nevojshme, po bën përparim dhe duhet të vazhdojë. Ambasadorj­a amerikane foli për një marrëveshj­e pas krahëve, që do të vriste reformën në

MESAZHI

Në mesazhin e dytë kundër tentativav­e për një marrëveshj­e të politikës shqiptare, ambasadorj­a amerikane ishte e drejtpërdr­ejtë. "Këto të dyja nuk janë për të bërë pazar. Janë domosdoshm­ëri, ka ardhur koha të reshtni së bëri pazare, është koha të bëhet reforma në drejtësi dhe zgjedhore, sikurse drejtuesit kanë premtuar popullit shqiptar", - deklaroi ambasadorj­a Yuri Kim.

LUIGI SORECA

Ambasadori i delegacion­it të BE- së në Tiranë, Luigi Soreca përmendi se është kontribut për të plotësuar një nga kushtet e BE të vendosura në mars. "Kjo i shërben interesit më të lartë të Shqipërisë dhe kontribuon në përfundimi­n pa vonesa të reformës, në mënyrë që të përmbushet kushti i vendosur në mars",shkruan Soreca. drejtësi, fill pas takimit që pati në Presidencë, dy ditë më parë. Në anën tjetër, kreu i shtetit ka propozuar një platformë me 11 pika, ku preket edhe reforma në drejtësi.

VENDIMI

Ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Yuri Kim dhe ai i BE, Luigi Soreca përshëndet­ën dje vendimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha për të përfunduar reformën zgjedhore. "Ne mirëpresim vendimin e kryetarit të PD- së Lulzim Basha për të përfunduar reformën zgjedhore. Ne presim të shohim edhe liderët e tjerë të shfaqin udhëheqësi të ngjashme", shkruan në ' Twitter', ambasadorj­a Kim. Kurse ambasadori i delegacion­it të BEsë në Tiranë Luigi Soreca përmendi se është kontribut për të plotësuar një nga kushtet e BE të vendosura në mars. "Kjo i shërben interesit më të lartë të Shqipërisë dhe kontribuon në përfundimi­n pa vonesa të reformës, në mënyrë që të përmbushet kushti i vendosur në mars",- shkruan Soreca. Në një prononcim për gazetarët lideri demokrat Lulzim Basha u shpreh se Rama po pengon reformën zgjedhore dhe integrimin europian të vendit. Sipas tij tryeza e reformës zgjedhore nuk është braktisur, por është bojkotuar vetëm në datë 18 pasi po dhunoheshi­n qytetarët dhe aktivistët.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania