PD: Deputetët e Ramës kërkojnë të ndryshohen ligjet e reformës në drejtësi

Gazeta Shqiptare - - Kriza -

Një

ditë pasi ambasadorj­a amerikane vuri në dukje se mund të ketë një marrëveshj­e për të ndryshuar reformën në drejtësi, Partia Demokratik­e u hodh në sulm ndaj qeverisë. Sekretari i PD për çështjet ligjore, Çlirim Gjata akuzoi deputetët socialistë në "Facebook" se janë ata që e kërkojnë diçka të tillë. "Edi Rama bëri që pas 3 viteve, mbi 60 për qind e shqiptarëv­e nuk kanë më besim tek reforma në drejtësi, duke qenë të bindur se ajo është e kontrollua­r politikish­t dhe i shërben pushtetit. Ndryshimet për ligjet e reformës, të paralajmër­uar nga deputetët e Edi Ramës, vetëm do ta thellojnë këtë. Adnor Shameti apo Ulsi Manja, që e ka mbështetur idenë e tij për ndryshimin e ligjeve të reformës në komisionin e ligjeve, e kanë thënë qartë. Janë ata që duan të shtrijnë edhe më shumë kthetrat për të gllabëruar çfarë ka mbetur nga Gjykata Kushtetues­e dhe Gjykata e Lartë, duke penguar zbatimin e reformës në drejtësi", - shprehet z. Gjata.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.