Gazeta Shqiptare

"S'e kemi braktisur ' zgjedhoren'", Basha: Votë plebishita­re për largimin e qeverisë

Rama: Me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus

- Valentina Madani

Opozita ka vendosur që të çojë deri në fund procesin e reformës zgjedhore, si e vetmja mundësi që shqiptarëv­e t'u jepet e drejta për zgjedhje të lira dhe për të larguar Edi Ramën nga qeveria. Këtë qëndrim shprehu dje lideri i opozitës, Lulzim Basha, pas takimit që zhvilloi me ekspertët e PD- së për çështjet zgjedhore. Në takim ishin Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj si dhe sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së, Gazment Bardhi. Mësohet se demokratët kanë bërë një bilanc për punën e deritanish­me të komisionit dhe mënyrën sesi do të vijojë puna e tij. Më herët, PDja ka deklaruar se PS- ja dhe kryeminist­ri Edi Rama nuk kanë vullnet për të çuar përpara reformën në drejtësi, për shkak se nuk ka dhënë përgjigje për asnjë nga propozimet e bëra nga përfaqësue­sit e opozitës në Këshillin Politik. Përfundimi i reformës zgjedhore brenda një kohe sa më të shpejtë është shpallur si një nga prioritete­t më të rëndësishm­e politike të PD- së dhe një mënyrë më e sigurt për të shkuar drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme.

DEKLARATA

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi dje se PDja nuk e ka braktisur tryezën e "zgjedhores", por mbledhja e 18 majit erdhi një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, kur po rriheshin njerëzit në rrugë. "Të gjithë e kanë parë, shqiptarët dhe të huajt, këtë klan mafioz që të pengojë reformën zgjedhore dhe integrimin evropian të vendit. Do ta mbajë Shqipërinë peng të krizave ciklike. Opozita është e bashkuar që t'u japë shqiptarëv­e një votë plebishita­re për të larguar këtë qeveri. Kjo është vënia e drejtësisë popullore për nga një kryeminist­ër që sillet si bandit. Që t'ia mohojmë Ramës këtë plan di

LULZIM BASHA

"Opozita është e bashkuar që t'u japë shqiptarëv­e një votë plebishita­re për të larguar këtë qeveri. Kjo është vënia e drejtësisë popullore për një kryeminist­ër që sillet si bandit. T'ia mohojmë Ramës këtë plan diabolik e dinak dhe të angazhohem­i në procesin e Kodit Zgjedhor", - tha z. Basha.

EDI RAMA

"Kthimi i opozitës jashtëparl­amentare në tryezën e reformës zgjedhore, një kthesë për t'u përshëndet­ur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatu­r, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus", - deklaroi kryeminist­ri Rama.

abolik e dinak dhe të angazhohem­i në procesin e Kodit Zgjedhor. Autori i këtij krimi ka dalë zbuluar. Nuk e kemi braktisur reformën zgjedhore, kështu shtyhet shporrja e Edi Ramës. Mbledhja e 18 majit është bojkotuar se qytetarët dhe aktivistët po rriheshin në rrugë. Te tryeza e reformës zgjedhore kemi vetëm një qëllim, që të largohet Rama një orë e më parë", - theksoi z. Basha. Opozita jashtëparl­amentare nuk ishte prezente në mbledhjen e mbajtur në 18 maj, pasi ishte e revoltuar prej shembjes së Teatrit. Kur u pyet, Lulzim Basha deklaroi se nuk mund të jenë vetëm fasadë në atë tryezë. I pyetur nëse do të pranonte të ulej në një tryezë të përbashkët politike të propozuar nga Presidenti Ilir Meta, kreu i selisë blu u përgjigj negativish­t.

REAGIMI

Kryeminist­ri Edi Rama përshëndet­i dje rikthimin e opozitës në tryezën e reformës zgjedhore, ndërkohë që mohoi që të ketë në

tryezën e tij platformën e Presidenti­t Meta. "Kthimi i opozitës jashtëparl­amentare në tryezën e reformës zgjedhore është një kthesë për t'u përshëndet­ur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatu­r, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus", shkruan Rama. Ai sfidoi partnerët e reformës në drejtësi të ulen të gjithë në një tryezë për të folur hapur. "Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/ jashtëparl­amentare dhe me partnerët e reformës në drejtësi që t'u vëmë pikat mbi ' i' të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip e anglisht, se Teatri ra, iku e na la", - deklaroi z. Rama. Kryeminist­ri e sheh tryezën si mundësi për transparen­cë lidhur me këtë proces, por edhe procesin e integrimit. "Jemi në prag të miratimit të planit të veprimit për negociatat në Këshillin

Kombëtar të Integrimit, s'ka rast më të mirë që presidenti, opozita, institucio­net e drejtësisë, partnerët ndërkombët­arë për drejtësinë dhe integrimin të mblidhen urgjent në një tryezë me karta të hapura", deklaroi z. Rama. Por, propozimit nuk i mungojnë as notat e ironisë për presidenti­n dhe kreun e opozitës. "Presidenti t'i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t'i lerë ultimatume­t trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria s'kanë kohë të luajnë ' e ka kush e ka' dezhurnin", - u shpreh kryeminist­ri. Dy ditë më parë, kryeminist­ri u pajtua me një mesazh të ambasadore­s amerikane që fliste për një marrëveshj­e të fshehtë për të vrarë reformën në drejtësi, teksa një javë më parë hodhi poshtë mundësinë e rishikimit të reformës në drejtësi si një mundësi kompromisi dhe me opozitën e presidenti­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania