Arrihet marrëveshj­a, opozita rikthehet në tryezën e Këshillit Politik për "zgjedhoren"

Gazeta Shqiptare - - Reforma -

Në një kohë që lideri demokrat, Lulzim Basha, konfirmoi dje rikthimin e opozitës në tryezën e Këshillit Politik që po diskuton reformën zgjedhore, mësohet se palët madje janë dakorduar që puna të rinisë sa më shpejt. Bëhet e ditur se është gjetur gjuha e përbashkët mes palëve politike që Këshilli Politik të mblidhet në fillim të javës tjetër, ndonëse nuk është vendosur përfundimi­sht nëse tryeza do të mbahet të hënën apo të martën. Tema të diskutimit të tryezës do të jenë disa çështje me rëndësi të reformës zgjedhore. Mes tyre, financimi i fushatës zgjedhore, barazia gjinore, por edhe periudha zgjedhore. Kjo e fundit parashikon që zgjedhjet në Shqipëri të mos zhvillohen përtej fundit të muajit maj. Bashkëkrye­tari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i dërgoi një tjetër letër opozitës jashtëparl­amentare në Këshillin Politik lidhur me reformën zgjedhore. Kjo letër vjen si një njoftim për mbledhjen e radhës, duke qenë se opozita nuk u paraqit në takimin e thirrur në datën 21 apo 22 maj. Takimi i radhës është propozuar në datën 26 maj 2020, në orën 10: 00, në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.