"Asnjë qëndrim ndryshe nga PD- ja", Kryemadhi: Të vendosur për reformën zgjedhore

Gazeta Shqiptare - - Reforma -

LSI- ja nuk ka asnjë qëndrim ndryshe nga ai i PD- së për çështjen e reformës zgjedhore. Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, deklaroi dje se përmbushja e të gjitha detyrimeve ndaj reformës zgjedhore ka qenë dhe mbetet prioriteti i saj. "LSI- ja nuk ka asnjë qëndrim të ndryshëm nga ai që ka bërë të njohur në emër të opozitës së bashkuar kryetari i PD- së, z. Lulzim Basha. Përmbushja e të gjitha detyrimeve ndaj reformës zgjedhore ka qenë dhe mbetet prioriteti im si kryetare e LSI- së, ndaj do të vazhdoj të bëj të gjithë presionin e nevojshëm që ajo të realizohet me konsensus dhe sa më parë, si kusht i rëndësishë­m për të rikthyer legjitimit­etin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë", - tha ajo. Për Kryemadhin, shembja e Teatrit Kombëtar dhe dhuna policore janë provokimi i radhës i Edi Ramës. "Pavarësish­t dhunës policore, pavarësish­t gjuhës fyese, provokuese dhe urrejtjes së Edi Ramës, e ritheksoj edhe një herë se, ne jemi të vendosur të realizojmë reformën zgjedhore dhe largimin përfundimt­ar të tij nga pushteti", - shprehet Kryemadhi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.