Ambasada britanike: "Zgjedhorja" të përmbyllet sa më shpejt

Gazeta Shqiptare - - Reforma -

Ambasada e Britanisë në Shqipëri reagoi dje për kthimin e opozitës jashtëparl­amentare në tryezën e reformës zgjedhore. Përmes një postimi në "Facebook", ambasada shprehet se ky lajm është inkurajues dhe se është e rëndësishm­e që reforma zgjedhore duhet të përmbyllet në një kohë të shkurtër, për të bërë një hap më shumë drejt Bashkimit Europian. "Lajm inkurajues në lidhje me angazhimin e opozitës, për të vazhduar angazhimin në Këshillin Politik. Është e rëndësishm­e që ngërçi të kapërcehet dhe reforma zgjedhore të përmbyllet në kohë sa më të shkurtër, për të përmirësua­r procesin zgjedhor dhe për të bërë një hap më shumë drejt pranimit në BE", shkruan ambasada.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.