Gazeta Shqiptare

U pezullua se fshehu shkarkimin nga detyra në ' 97, shtyhet të dielën seanca për gjyqtarin Luan Daci

KPA: Do shqyrtojmë çështjet ku nuk është anëtar i trupës

-

TIRANË - Gjykata Speciale dje vendosi shtyrjen e seancës për gjyqtarin e KPAsë, Luan Daci, i cili pak ditë më parë u pezullua nga puna, pasi ka fshehur shkarkimin e tij nga detyra në vitin 1997 nga KLD, vendim i firmosur nga ishpreside­nti Rexhep Meidani. Ndërkohë që SPAK ka nisur hetimet ndaj tij. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e Dacit. Në seancën e djeshme, avokati i tij Andi Duraj kërkoi shtyrjen e seancës, pasi paraqiti një raport mjekësor për klientin e tij, në të cilin thuhet se ai ka bërë një operacion kohët e fundit. Duraj dorëzoi raportin 15 ditor të klientit të tij. Daci duhet të paraqitet me patjetër në seancën e së dielës, pasi në të kundërt nuk mund të

PEZULLIMI NGA DETYRA

Më 20 maj, SPAK, pas disa muajsh hetime pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci. Daci ishte pjesë e trupës kolegjiale të Komisionit të Posaçëm të Apelimit që ka për detyrë marrjen e vendimeve përfundimt­are për rrëzimin ose jo të vendimeve për gjyqtarët që skanohen në veting. Daci u denoncua publikisht nga "viktima" e tij. Ishte ish- prokurorja Antoneta Sevdari që akuzoi Dacin se kishte mashtruar institucio­net shqiptare. Siç provoi edhe SPAK, Luan Daci nuk u largua vetë nga sistemi, por sipas dokumentev­e zyrtare, ai u shkarkua në vitin 1997 për paaftësi në punën e tij.

bëjë ankimim të vendimit. Ndërkohë, ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar një takim sot me stafin e Komisionit të Posaçëm të Apelimit. Takimi erdhi

disa ditë pasi pezullimit nga detyra të gjyqtarit, Luan Daci, i cili ishte pjesë e KPA. Nuk dihet se çfarë është diskutuar saktësisht mes tyre, por në vijim KPA pritet të mbajë një qëndrim për situ

atën e krijuar pas pezullimit të Dacit. Nga ana tjetër, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do duhet të riorganizo­jë punën pas vendimit të SPAK për pezullimin nga detyra të gjyqtarit të KPA, Luan Daci.

Në deklaratën e KPA thuhet se më 20 maj 2020, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar vuri në dijeni Kolegjin e Posaçëm të Apelimit lidhur me vendimin nr. 54, datë 20.05.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, sipas të cilit, është vendosur caktimi i masës së sigurimit ndaluese "pezullimi i ushtrimit të një detyre a funksioni publik", në bazë të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, për gjyqtarin Luan Daci. Kolegji i Posaçëm i Apelimit është njoftuar gjithashtu, nga gjyqtari Luan Daci që do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore të ankimit ndaj këtij vendimi.

Në këto kushte, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të organizojë punën për vijimin e gjykimeve dhe caktimin e datave për gjykimin e çështjeve, ku gjyqtar Luan Daci nuk është anëtar i trupës gjykuese.

Ndërsa në çështjet, ku gjyqtar Luan Daci është anëtar i trupës gjykuese, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të presë vendimin e Gjykatës së Posaçme Apelit kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania