Gazeta Shqiptare

Po luante në tunelin e vendosur për dekorin e festave të fundvitit, 5- vjeçarin e zë korrenti e vdes

Ngjarja tragjike në Berat, reagon bashkia: Po kryejmë inspektim të hollësishë­m në rrugë Nëna rrëfen ngjarjen e rëndë: Kur djali shkoi për të marrë ujë, e kapi korrenti, e çova në spital

-

Një 5- vjeçar nga Bera ti ka gjetur vdekjen mëngjesin e djeshëm në parkun e qytetit. Ai ka qenë duke luajtur në tunelin me drita, pjesë e dekorit të bashkisë për festat e fundvitit, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të disa telave të zhveshur të tunelit.

Pasi ka rënë në tokë duke u dridhur kalimtarët kanë menduar se vuante nga ndonjë sëmundje dhe kanë njoftuar menjëherë ambulancën. 5vjeçari ka mbërritur në spital me shenja jete të dobëta, por mjekët, me gjithë përpjekjet e bëra, nuk kanë mundur dot ta shpëtojnë. Pas dërgimit të kufomës së fëmijës në morgun e Spitalit Rajonal Berat, kanë mbërritur edhe familjarët e tij, të cilët punojnë në tregje, ku shesin rroba të përdorura. Gjyshi i djalit dhe të gjithë familjarët e fëmijës, të tronditur nga gjithçka ndodhi kërkojnë të vihet përpara drejtësisë përgjegjës­i i kësaj ngjarje tragjike. Gjyshi i djalit bën përgjegjës­e bashkinë e qytetit që nuk kontrollon telat e korrentit në zbukurimet e vendosura në park ku luajnë fëmijët. Në vendngjarj­e kanë shkuar forca të shumta policie që po bëjnë këqyrjen e vendngjarj­es dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të saj si dhe vënien përpara përgjegjës­isë të personit përgjegjës që duhet të kon

trollonte edhe kabllot elektrik të tunelit me drita. Edhe pse ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orën 09: 00 të mëngjesit të djeshëm, deri vonë në mbrëmje nuk ka asnjë informacio­n zyrtar, qoftë edhe paraprak nga zëdhënësja për shtyp e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Ndërsa, mësohet se prokuroria e Beratit ka nisur hetimet ndaj Drejtorisë së Ndriçimit Publik në Bashkinë e Beratit, edhe pse tashmë duket e vonuar.

RRËFIMI I NËNËS

Ndërkaq, nëna e të miturit, Reshide Brahimasi ka deklaruar se ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa fëmija shkoi për të marrë ujë. Ajo ka treguar se fëmijën në spital e ka çuar me një makinë të rastit, por vogëlushi nuk shpëtoi dot. "Më tha një 10 vjeçar, shok i tij që luanin bashkë. Unë e çova në spital me një vajzë, kishte një Benz të parkuar. E kapi korrenti se vajti për të marrë ujë", tha nëna e

dëshpëruar, Reshide Brahimasi për ' Fax News'. Ndërsa, një banor i zonës, deklaroi se në atë park, ku ndodhi ngjarja e rëndë, luajnë shumë fëmijë. "Këta që mbajnë përgjegjës­i për mirëmbajtj­en, marrin rrogën kot dhe asgjë nuk bëjnë" tha ai. Në lidhje me këtë ngjarjeje tragjike ku humbi jetën 5- vjeçar Aleksandër ka reaguar dhe bashkia e Beratit. Mësohet se menjëherë pas ngjarjes, bashkia ka nisur një inspektim të hollësishë­m të sinjalisti­kës rrugore dhe linjave të ndriçimit publik në qytet.

REAGIMI I BASHKISË

Bashkia e Beratit thekson se është e hapur për bashkëpuni­m me institucio­net përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

"Ka nisur një inspektim i hollësishë­m i sinjalisti­kës rrugore dhe linjat e ndriçimit publik në qytet. Bashkia Berat është e hapur për bashkëpuni­m me institucio­net përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes tepër të rëndë. Bashkia Berat garanton bashkëqyte­tasit se siguria e jetës së qytetarëve është detyra jonë parësore dhe nuk do të tolerohet asnjë neglizhim. Ngushëllim­et më të sinqerta familjes, për humbjen tragjike të jetës së të dashurit të tyre!", thuhet në reagimin e bashkisë.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania