Arrestohet 51- vjeçari i dënuar me 15 vite burg në Itali për trafik droge dhe organizatë kriminale

Gazeta Shqiptare - - Reforma -

vazhdueshë­m të informacio­neve mes ZQK Interpol Tirana dhe Departamen­tit të Policisë Kriminale, pas informacio­neve të marra në rrugë operative bënë të mundur lokalizimi­n dhe kapjen e shtetasit Ladio Braci, 51 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar, pasi Gjykata e Padovas, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar me 15 vjet burg ( nga të cilat i mbeten për të vuajtur edhe 12 vjet burg), për veprat penale "Trafik i narkotikëv­e" dhe "Organizatë kriminale". Ky shtetas, në bashkëpuni­m me persona të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike nga vende të tjera drejt Italisë", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. Ndërsa sqarohet se arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimi­n e tij drejt Italisë, mbështetur në "Konventën Europiane të Ekstradimi­t" të vitit 1957 dhe Marrëveshj­en dypalëshe mbi ekstradime­t, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.