Gazeta Shqiptare

Shfrytëzon­te një 22- vjeçare si prostitutë, arrestohet tutori Adrian Mykaj nga Rrësheni

Në vitin 2017 mori peng këngëtarin e tallavasë, tha se i ngacmoi të dashurën 39- vjeçari po priste hapjen e kufijve për ta trafikuar të renë në Belgjikë

-

Policia e Tiranës ka fi nalizuar dje operacio nin policor të koduar "Waiting", ku pas një hetimi disamujor ka arrestuar një 39- vjeçar me precedent të theksuar kriminal. Bëhet fjalë për shtetasin Adrian Mykaj, ( Adrian Uka) nga Rrësheni, i cili akuzohet për trafik dhe shfrytëzim prostituci­oni. Sipas burimeve policore, ai shfrytëzon­te për prostituci­on një 22- vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës. Adrian Mykaj është një emër i njohur për policinë dhe cilësohet si person me rrezikshmë­ri të lartë kriminale. Më 6 janar të 2017, Adrian Uka bashkë me Elton Moriseni, morën peng këngëtarin e tallavasë, Ardian Kazanxhi. Pasi e futën me forcë në makinë, ata i thanë këngëtarit se e donin për të luajtur muzikë dhe për të kënduar për ta në Laprakë, në një lokal nate. Por pasi luajti disa orë muzikë, Kazanxhi kërkoi të largohet dhe të paguhet. Por si kundërpërg­jigje mori grushte e shkelma nga të dy. Kazanxhi i denoncoi në komisariat­in nr. 3 dhe policia arrestoi Adrian Ukën, i cili tha se ishte konfliktua­r me të pasi i kishte ngacmuar të dashurën. Por ky pretendim u hodh poshtë nga 30vjeçari.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në koordinim nga Departamen­ti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorin­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disamujor, kanë finalizuar me sukses operacioni­n policor "Waiting", duke

goditur një rast të shfrytëzim­it të femrave për prostituci­on. Në kuadër të hetimeve të procedimit penal të nisur në vitin 2019 është bërë e mundur të dokumentoh­et veprimtari­a kriminale dhe të ndalohet shtetasi:

Adrian Mykaj ( alias Adrian Uka), 39 vjeç, lindur në Rrëshen dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Trafikim të personave me qëllim shfrytëzim­in për prostituci­on".

Ky shtetas shfrytëzon­te për prostituci­on një 22vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës, me qëllim shfrytëzim­in për prostituci­on. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shteta

si iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, 1 aparat celular dhe një dokument i dyshuar i falsifikua­r. Gjatë shoqërimit për

në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtu­ar me dhunë punonjësit e Policisë.

Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasja M. M., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzi­mi i krimit".

Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat "Shfrytëzim­i i prostituci­onit", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e", në ngarkim të shtetasit Adrian Mykaj ( alias Adrian Uka), 39 vjeç, si dhe për veprën penale "Moskallëzi­mi i krimit", në ngarkim të shtetases M. M..

 ??  ??
 ??  ?? Këngëtari Ardian Kazanxhi
Këngëtari Ardian Kazanxhi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania