Njëri plagosi me thikë 2 persona, tjetri theu ' arrestin', dy në pranga

Gazeta Shqiptare - - Reforma -

DURRËS - Policia e Durrësit ka arrestuar dy të rinj për vepra të ndryshme penale. Blutë prangosën 19vjeçarin B. K., 19 vjeç, pasi në lagjen nr. 11, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës, shtetasit R. Z., 21 vjeç dhe L. H., 23 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, u arrestua 26. vjeçari M. B., banues në Durrës. Për këtë shtetas, në kuadër të masave të mara për parandalim­in e përhapjes së COVID- 19, nga IEVP Rrogozhinë është vendosur që dënimin e mbetur ta kryente në shtëpi, duke u vetëkarant­inuar. Pas konstatimi­t se i riu ndodhej jashtë ambienteve të banesës, duke thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe vetëkarant­inimin, është shoqëruar nga blutë, të cilët i ka kundërshtu­ar me dhunë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.