Trafiku i drogës, kapet shqiptari me 55 kg hashash në Selanik

Gazeta Shqiptare - - Reforma -

GREQI - Media greke lokale "Makedonia" raporton se në Selanik është arrestuar një shqiptar 25 vjeç, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. I riu nga Shqipëria u kap me gjithsej 55 kilogramë hashash. Sipas raportimit të mediave helene, policia greke dyshon se shqiptari është pjesë e bandave të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi. Policia, pas informacio­neve që kishte marrë në rrugë operative, e arrestoi 25- vjeçariN nga Shqipëria në Evosmos, ndërsa ai po ngarkonte tre çanta me 51 pako kanabis, që peshonin gjithsej 55 kilogramë dhe 126 gramë. Të gjitha ndodheshin në automjetin e tij. Siç raportohet, ngarkesa dyshohet se ka ardhur nga Shqipëria dhe 25 vjeçari mund të ishte hallka e fundit e marrjes së lëndës narkotike

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.