Gazeta Shqiptare

Të dënuar për vrasje, prostituci­on dhe trafik droge, OFL "shënjeston" 4 të "fortët"

Operacioni në Korçë, Pogradec e Elbasan, kush janë Maerd Berberi dhe Shkëlqim Sharra Në "sitë" Riku i "tmerrshëm", që ekzekutoi shqiptarin në Amsterdam dhe Arben Ruço, i dyshuar për blerje votash

-

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar dje në Korçë, Pogradec e Elbasan, ku u ka kërkuar të deklarojnë pasurinë katër ' të fortëve'. Mësohet se në "sitën" e OFL- së janë shtetasit: Arben Ruço, Frederik Arifi, Maerd Berberi dhe Shkëlqim Shara, të cilët janë të dënuar për drogë, vrasje dhe prostituci­on. Sipas burimeve policore, Arben Ruço banues në Korçë, rezulton të jetë i dënuar nga Gjykata e Apelit të Selanikut, për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike". Më parë Ruço ka qenë i angazhuar edhe në partitë politike ku në vitin 2017 është përfshirë në një episod blerje votash në Korçë për llogari të LSI. Në atë kohë policia e ndaloi atë së bashku me sekretarin e LSI- së në këshillin bashkiak të Korçës, Pajtim Myrtollari pasi dyshoheshi­n se ishin përfshirë në blerje votash. Frederik Arifi është personazhi tjetër i botës së krimit që do duhet ti përgjigjet OFL. Arifi është një emër i njohur për drejtësinë pasi më parë është dënuar për veprat penale "Vrasja në rrethana cilësuese" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake". I njohur ndryshe si "Riku i tmerrshëm" në vitin 2010 ai u ekstradua nga Holanda ku ka kryer edhe vrasjen e shtetasi shqiptar që jetonte në Amsterdam. Fillimisht Arifi kishte marrë peng shqiptarin duke i bërë presion familjes se do ta lironte kundrejt një pagese prej 200 milionë lekësh ku pas kësaj kërkese Riku i "tmerrshëm" e ekzekutoi atë ngjarje kjo që daton në vitet 2001.

Maerd Berberi është, gjithashtu, një tjetër i dënuar që është future në sitën e OFL. Berberi me origjinë nga Pogradeci rezulton i dënuar për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", e kryer në bashkëpuni­m. Gjithashtu, Berberi ka qenë edhe pjesë e strukturav­e vendore të bashkisë së Pogradec ku ishte i punësuar pranë Ujësjellës Kanalizime­ve. Nga ana tjetër në 2016 ai u përfshi në një konflikt me kreun e Ujësjellës­it pasi ky i fundit e uli në detyrë Berberin nga drejtor juridik në punonjës të thjesht. Vendim ky që nxiti konflikt dhe mes kreut të Ujësjellës- Kanalizime­ve, Marsel Isallari dhe Berberit ku ky i fundit e kërcënoi atë me jetë.

Shkëlqim Sharra është emri i fundit që do duhet ti përgjigjet OFL brenda 48 orësh. Sharra banues në Elbasan, rezulton i dënuar për veprën penale "Shfrytëzim prostituci­oni". Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I OFL

Në kuadër të zbatimit të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të

dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. R., banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Apelit të Selanikut, për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike";

F. A., banues në Korçë, i dënuar për veprat penale "Vrasja në rrethana cilësuese" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake";

M. B., banues në Pogradec, i dënuar për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", e kryer në bashkëpuni­m si dhe Sh. Sh., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Shfrytëzim prostituci­oni". Këta individë, si subjekt i ligjit special, duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e

dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i ligjit special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë.

SHKËLQIM SHARRA

I "shënjëstru­ari" i katërt nga Operacioni Forca e Ligjit ( OFL) është Shkëlqim Sharra nga Elbasani, i cili rezulton i dënuar për veprën penale "Shfrytëzim prostituci­oni". Këta individë, si subjekt i ligjit special, duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të

OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme.

 ??  ??
 ??  ?? Maerd Berberi
Maerd Berberi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania