I dënuar me 6 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet 63- vjeçari

Gazeta Shqiptare - - Reforma -

VLORË - Policia e Shtetit, në bashkëpuni­m me Interpol Tiranën kanë arrestuar një 63- vjeçar në Vlorë, pasi kërkohej nga autoritete­t italiane. Bashkim Alushaj kërkohej nga ana e shtetit fqinj për trafik droge, pasi ishte dënuar me 6 vjet heqje lirie nga gjykata e Barit. Shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshë­m të informacio­neve mes ZQK Interpol Tirana dhe Departamen­tit të Policisë Kriminale, bënë të mundur lokalizimi­n në lagjen "29 Nëntori", Vlorë dhe arrestimin e shtetasit shqiptar Bashkim

Alushaj, 63 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga autoritete­t policore italiane, pasi Gjykata e Barit, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg, për kryerjen e veprave penale "Trafikimi i narkotikëv­e" dhe "Emigracion i paligjshëm", parashikua­r nga ligji italian për drogat. Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimi­n e tij drejt Italisë, mbështetur në "Konventën Evropiane të Ekstradimi­t" të vitit 1957 dhe marrëveshj­en dypalëshe mbi ekstradime­t nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.