Mjeku i Infektivit: Virusi ende nuk është zhdukur, ruani rregullat e distancimi­t fizik

Lilaj: E keqja po kalon, rikthim në normalitet

Gazeta Shqiptare - - Reforma -

Ministrja

e Shëndetë sisë, Ogerta Manastirli­u, ka shpërndarë mesazhin dr. Krenar Lilajt, një prej mjekëve në vijën e parë të përballjes me koronaviru­sit, i cili bën thirrje për respektimi­n të masave. Mjeku falënderoi stafin mjekësor për shpëtimin e jetëve të pacientëve të infektuar. "Vetëm pak muaj më parë na u desh të përballesh­im me një nga periudhat më të vështira të gjithsecil­it. Jeta shoqërore ngriu, ekonomia u paralizua, ndërsa ne mjekët duhet të luftonim me një sëmundje të panjohur, që në botë po merrte shumë jetë njerëzish. Në sajë të ndihmesës jo vetëm të mjekëve, por edhe të të gjithë stafit mjekësor, mjaft pacientë u

"RESPEKTONI MASAT"

"Ende duhet të tregohemi të kujdesshëm që vështirësi­të e kësaj epidemie të mos përsëriten. Ajo po mundet, por ende nuk është asgjësuar. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që të ruajmë rregullat e distancimi­t fizik dhe higjienës. Vetëm kështu do të mund t'i rikthehemi normalitet­it të plotë", thotë Lilaj.

shëruan", - tha Lilaj. Më tej, ky i fundit theksoi se nuk duhet të harrojmë ditët e fillim marsit dhe të tregohemi të kujdesshëm që ato të mos përsëriten, pasi vetëm

kështu mund të rikthehemi në normalitet të plotë. "Me keqardhje mund të them se pati edhe humbje, por na u desh të luftonim me një sëmundje, që në disa raste ishte mjaft e vështirë për t'u trajtuar. Megjithatë, falë dhe sakrificës jo vetëm të mjekëve, por të të gjithë stafeve mjekësore, mbështetje­s së qeverisë dhe qytetarisë që treguan të gjithë, duket se e keqja po kalon. Tashmë dalëngadal­ë po i rikthehemi normalitet­it. Njerëzit po i kthehen punës për të dhënë gjithsecil­i kontributi­n e tyre shoqëror", - bëri me dije mjeku. Pavarësish­t rikthimit në jetën normale, Lilaj ka bërë thirrje që të ruhen rregullat e distancimi­t fizik dhe të higjienës. "Megjithatë, të mos harrojmë ditët e fillimmars­it. Ende duhet të tregohemi të kujdesshëm që vështirësi­të e kësaj epidemie të mos përsëriten. Ajo po mundet, por ende nuk është asgjësuar. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që të ruajmë rregullat e distancimi­t fizik dhe higjienës. Vetëm kështu do të mund t'i rikthehemi normalitet­it të plotë", thotë Lilaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.