Oraret e daljes dhe bizneset që do të jenë hapur, Rama tregon si do të veprohet këtë fundjavë

Gazeta Shqiptare - - Reforma -

Kryeminist­ri

Edi Rama njoftoi se kjo fundjavë do të jetë njësoj si e shkuara, sa u takon rregullave për lëvizjen dhe daljen e qytetarëve. Në një postim në "Facebook", kryeminist­ri uron fundjavë të qetë. "Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara. Ta kaloni sa më qetë! Fundjava që lamë pas ishte për të moshuarit, të cilët mund të dalin deri në orën 10: 00 dhe nënat me fëmijë nga ora 11: 00 deri në orën 17: 30. Të shtunën do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17: 30, ndërkohë që të dielën gjithçka do të jetë e mbyllur. Kjo vlen për zonat e cilësuara si të kuqe", - shprehet z. Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.