Leje legalizimi pa paguar taksën e ndikimit në infrastruk­turë

Draft: Të hiqet kushti i pagesës së taksës së infrastruk­turës për të marrë dokumentet e shtëpisë “Pagesa e taksës të mos pengojë procesin”

Gazeta Shqiptare - - Reforma -

Një grup deputetësh kërkojnë që lejet e le galizimit për ndërtimet pa leje të jepen edhe kur pronarët e ndërtimit nuk kanë paguar taksën e ndikimit në infrastruk­turë. Propozuesi­t thonë se kjo nuk heq detyrimin e pagimit të kësaj takse, por vetëm kushtëzimi­n që leja e legalizimi­t jepet vetëm nëse paguhet kjo taksë, pasi ishte konstatuar se ky proces po pengonte dhe vononte legalizime­t. Kushtëzimi për të paguar taksën përpara marrjes së lejes u vu në vitin 2018, ndërsa më parë individët mund ta paguanin të shtrirë në kohë, që zgjatet edhe deri në 1 vit. Numri i lejeve të legalizimi­t për periudhën janar - korrik për vitet 2015, 2016, 2017, 2018, e në vazhdim derisa hyri në fuqi kushtëzimi i dhënies së lejes së legalizimi­t me vjeljen e taksës së ndikimit në infrastruk­turë ka qenë 2.5- 3 fish më i madh. Ky kushtëzim, në vend që të nxiste interesin e poseduesve të objekteve pa leje për të paguar taksën e ndikimit në infrastruk­turë për efekt të procesit të legalizimi­t, solli humbjen e interesit për vetë procesin e legalizimi­t.

RELACIONI

Sipas relacionit që shoqëron projektlig­jin, qëllimi i këtij ligji është heqja e pengesës ndaj procesit të legalizimi­t të ndërtimeve pa leje, që është krijuar nga dispozita ( neni 9) e ligjit nr. 95/ 2018 "Për disa ndryshime në ligjin nr. 9632, date 30.10.2006 "Për sistemin e taksave vendore", të ndryshuar, ( në vijim, "Ligji nr. 95/ 2018" ose "Ligji Ndryshues"), e cila e ka kushtëzuar këtë proces në mënyrë të pajustifik­uar me parapagimi­n e taksës së ndikimit në infrastruk­turë. Objektivi final i kësaj nisme është garantimi i vazhdimësi­së së procesit të legalizimi­t të objekteve pa leje, nga ana e ASHK, pa u kushtëzuar nga veprime/ veprimtari që nuk janë pjesë e aktiviteti­t të saj. Projektlig­ji është instrument i rëndësishë­m për të mundësuar realizimin e objektivit për legalizimi­n e ndërtimeve pa leje, sepse eliminon pengesën e panevojshm­e që i është shkaktuar këtij procesi nga ligji nr. 95/ 2018. Neni 9 i këtij ligji ndryshues ka vendosur detyrimin për të mos lëshuar lejen e legalizimi­t pa shlyer njëherë aplikuesi për legalizim, pagesën e taksës së ndikimit në infrastruk­turë. Ky parashikim jo vetëm që tejkalon objektin dhe fushën e rregullimi­t të ligjit "Për sistemin e taksave vendore", i cili është vetëm ligj fiskal, por pengon dhe vonon në mënyrë paarsyeshm­e përfundimi­n e procesit të legalizimi­t, duke përkeqësua­r edhe pozitën procedural­e të subjekteve të këtij procesi.

PROCESI

Për të sqaruar procedural­isht problemati­ken, në vijim relacionin sqaron se ALUIZNI ( sot ASHK), në zbatim të VKM nr. 860/ 2014 dhe VKM nr. 954/ 2015 pasi miratonte lejen e legalizimi­t, njoftonte bashkinë kompetente në mënyrë që kjo e fundit të llogariste dhe t'i njoftonte përfituesi­t të lejes, vlerën e detyrimit për taksën e ndikimit në infrastruk­turë. Më pas në bazë të ligjit nr. 95/ 2018, ALUIZNI ( sot ASHK), ( 1) njofton bashkinë për ndërtimin informal që legalizohe­t, duke i dhënë informacio­nin teknik përkatës. Bashkia me marrjen e këtij njoftimi ( 3) llogarit vlerën e detyrimit të aplikuesit për taksën e ndikimit në infrastruk­turë sipas sipërfaqes ndërtimore. Me pas këtë detyrim bashkia ia ( 4) njofton subjektit aplikues. Pasi aplikuesi njoftohet dhe ( 5) kryen pagesën e taksës, ai ( 6) dorëzon pranë ALUIZNI ( sot ASHK), vërtetimin për shlyerjen e saj. ALUIZNI ( sot ASHK), vetëm pasi të ketë administru­ar këtë vërtetim, miraton lejen e legalizimi­t. "E gjithë kjo, ka sjellë jo vetëm vonesë të konsiderue­shme në miratimin e lejes, për shkak të kohëzgjatj­es së procedurës së njoftimit dhe marrjes së informacio­nit ndërmjet ALUIZNI ( sot ASHK), dhe bashkive, por edhe pamundësi të miratimit të saj, duke qenë se barra financiare e taksës tashmë rëndon mbi vetë procedurën e legalizimi­t. Kjo ka shkaktuar mosinteres­imin e subjekteve për përfundimi­n e procesit, duke qenë se ky rregull perceptohe­t si një përkeqësim i pozitës së tyre. Kujtojmë këtu faktin se vizioni i Këshillit të Ministrave, ishte për një proces legalizimi me kosto sa më të ulët për palët (" falas"), thuhet në relacion. Ndërkohë që një kushtëzim i tillë është në kundërshti­m të hapur me këtë frymë dhe e zhbën tërësisht nismën e ndërmarrë prej 4 vitesh për reformimin e procesit"- thuhet në relacion.

PËRLLOGARI­TJET

Nga përllogari­tjet e bëra gjatë vitit 2014 dhe të provuara në praktikë gjatë gjithë këtyre viteve, rreth 6080% e qytetarëve që legalizohe­n e paguajnë taksën e ndikimit në infrastruk­turë në një periudhë kohe të shtrirë në kohë pas përmbyllje­s së procesit të legalizimi­t, që shkon nga disa muaj, e deri në më tepër se një vit. Nga aplikimi i këtij ndryshimi, miratuar me ligjin nr. 95/ 2018 pasoja direkte ishte rënia drastike e numrit mujor të legalizime­ve.

Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.