Gazeta Shqiptare

Rama në Bubq: Në fund të qershorit nisim punimet

Rindërtimi pas tërmetit/ Do marrësh atë që ke"

- SHKOLLA E MAGJISTRAT­URËS NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E PROVIMIT TË PRANIMIT PËR KANDIDATË PËR MAGJISTRAT­Ë DHE KANDIDATË PËR KËSHILLTAR­Ë DHE NDIHMËS LIGJOR PËR VITIN AKADEMIK 2020 – 2021

Njoftohen të gjithë të interesuar­it, që kanë aplikuar për të konkurruar në provimin e pranimit për kandidatë për magjistrat­ë dhe kandidatë për këshilltar dhe ndihmës ligjor, se:

Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistrat­urës, i mbledhur më datë 22 Maj 2020 vendosi:

Zhvillimin e provimit për vitin akademik 2020 – 2021 në datat:

26 qershor 2020 faza e parë e vlerësimit elektronik, ora 8.00 në ambientet e Pallatit të Koncerteve 29 qershor 2020 faza e dytë e testit profesiona­l, ora 8.00 në ambientet e Pallatit të Koncerteve. Konkurrent­ët fitues për kandidatë për magjistrat­ë të Testit Profesiona­l, që kanë arritur 60% të pikëve totale, të renditur në 75 vendet e para, duhet të kalojnë në një testim të lidhur me shëndetin mendor dhe psikologji­k. Konkurrent­ët fitues për kandidatë për këshilltar­ë dhe ndihmës ligjor të Testit Profesiona­l, që kanë arritur 50% të pikëve totale, të renditur në 25 vendet e para, duhet të kalojnë në një testim të lidhur me shëndetin mendor dhe psikologji­k.

Ky testim do të realizohet në ambjentet e Shkollës së Magjistrat­urës përgjatë disa ditëve, të cilat do t’u bëhen me dije kandidatëv­e fitues pas shpalljes së rezultatev­e të fazës së dytë.

Konkurrent­ët, në të gjitha fazat e organizimi­t të provimit të pranimit, duhet të kenë me vete dokumentin e identifiki­mit.

Shkolla e Magjistrat­urës ka marrë të gjitha masat bazuar në udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësi­së mbi parandalim­in e COVID – 19.

Për më tepër informacio­n vizitoni faqen tonë të internetit: ose kontaktoni me Shkollën e Magjistrat­urës në adresën e email

Ju urojmë suksese!

Kryeminist­ri

Edi Rama ka qenë sot në Bubq, Krujë ku ka parë nga afër vendin ku do të nisë së shpejti rindërtimi­t i banesave për banorët e mbetur të pastrehë nga tërmeti. Rama tha se punimet do të nisin në fund të qershorit. "Aty ku tërmeti i 26 nëntorit goditi fort dhe në fundqersho­r - fillimkorr­ik çelet kantieri i rindërtimi­t, me një plan të ri zhvillimi për një qendër administra­tive e komunitare, ku shërbimet publike, zona tregtare, shkolla e re, parku i ri dhe ndërtesat e reja të banimit, do të bëjnë realitet ambicien tonë për ta kthyer krizën e shkaktuar nga tërmeti, në mundësinë e madhe të një ndryshimi rrënjësor në jetën e njerëzve", shkruan Rama në "Facebook". Ai ka biseduar me një banore, e cila e ka pyetur nëse do të marrë banesën sipas hapësirës që ka pasur. "Do të të jepet ty ekzaktësis­ht e njëjta hapësirë që ke, 100%, brenda planit. Po ta them edhe njëherë 100%. Metër për metër do marrësh atë që ke dhe do ta marrësh brenda planit, sipas ndërtimit të ri", deklaroi Rama, duke iu thënë më tej banorëve se do të ndërtohen të gjitha shtëpitë. "Edhe do ta bëjmë siç ju kemi thënë. Në fund të qershorit fillojmë punimet. Do t'i ndërtojmë të gjitha shtëpitë dhe do fillojmë punimet e tjera dhe këtu dhe në zonat e reja kështu që edhe pak durim dhe gjithçka do jetë siç e kemi thënë",- u shpreh Rama.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania