ATP shpërndan tokë e para, ja kush përfiton

Gazeta Shqiptare - - Reforma -

Agjencia

e Trajtimit të Pronave shpërndan fondin fi nanciar 12 milionë lekë dhe një sipërfaqe toke 24.45 ha për 5 pronarë. "Nga aplikimet e shqyrtuara deri më tani, rezulton se për këto 5 aplikime, vendimet përfitojnë kompensim financiar dhe fizik nga fondi i tokës në dispozicio­n të ATP- së, sipas kritereve të përcaktuar­a në VKM nr. 223 datë 23.03.2016 për "Përcaktimi­n e rregullave dhe të procedurav­e për vlerësimin dhe shpërndarj­en e fondit financiar e fizik për kompensimi­n e pronave" ( i ndryshuar). Gjithashtu njoftojmë se, të gjithë subjektet, të cilët kanë aplikuar apo do të aplikojnë për ekzekutimi­n e vendimeve përfundimt­are të vlerësuara financiari­sht, do të trajtohen me kompensim vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administra­tiv i kërkesës dhe gjithë dokumentac­ionit të depozituar nga ana e tyre"- thuhet në njoftimin e ATP- së. ATP fton të gjithë subjektet e vendimeve përfundimt­are të vlerësuara financiari­sht, që të paraqiten pranë zyrave të saj, për të aplikuar duke plotësuar dhe depozituar dokumentac­ionin përkatës, sipas kritereve të përcaktuar­a në VKM- në nr. 223 datë 23.03.2016 për "Përcaktimi­n e rregullave dhe të procedurav­e për vlerësimin dhe shpërndarj­en e fondit financiar e fizik për kompensimi­n e pronave" ( i ndryshuar)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.